A mund t’i hamë lëvozhgat e portokallit dhe a duhet ta bëjmë?

Portokallët janë një nga frutat më të njohur në të gjithë botën.




0 1

Përveçse për t’I përdorur diku të grira, lëvozhgat e portokallit zakonisht hiqen dhe hidhen para se të hahet fruti.

Megjithatë, ka plot argument që thonë se lëvozhgat e portokallit përmbajnë lëndë ushqyese të rëndësishme dhe ato duhet të hahen në vend që të hidhen.

Lëndë ushqyese të dobishme dhe komponime bimore

Portokallet janë agrumet me lëng dhe të njohur për faktin se janë të pasura me vitaminë C.

Ndoshta nuk e dinit se lëvozhgat e portokallit janë gjithashtu të pasura me disa lëndë ushqyese, duke përfshirë fibra, vitaminë C dhe komponime bimore si polifenolet.

Në fakt, vetëm 1 lugë gjelle (6 gram) lëvozhgë portokalli siguron 14% të vlerës së përditshme (DV) të vitaminës C – gati 3 herë më shumë sesa fruti brenda. E njëjta sasi njëjtë përmban rreth 4 herë më shumë fibra (1, 2).

Studimet tregojnë se dietat e pasura me vitaminë C dhe fibra sjellin përfitime për shëndetin e zemrës dhe tretjes dhe mund të mbrojnë kundër llojeve të caktuara të kancerit.

Lëvozhga e portokallit gjithashtu përmban sasi të mirë të provitaminës A, folateve, riboflavinës, tajinës, vitaminës B6 dhe kalciumit.

Plus, lëvozhga është e pasur me komponime bimore të quajtura polifenole, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin dhe menaxhimin e shumë kushteve kronike, të tilla si diabeti i tipit 2, mbipesha dhe Alzheimer.

Për më tepër, afro 90% e vajrave thelbësorë në lëvozhgat e portokallit përbëhen nga limoneni, një kimikat natyrale që është studiuar për vetitë anti-inflamator dhe anti-kancer që ka.

Problemet e mundshme

Përkundër përfitimeve ushqyese, ngrënia e lëvozhgave të portokallit gjithashtu ka disa probleme të caktuara.

  • Mund të përmbajë mbetje pesticidesh. Pesticidet përdoren shpesh në agrumet si portokalli për të ndihmuar në mbrojtjen nga myku dhe insektet. Ndërsa studimet kanë zbuluar se fruti brenda protokallit ka nivele shumë të ulëta ose të padukshme të pesticideve, lëvozhgat përmbajnë sasi të konsiderueshme të tyre. Studimet e lidhin konsumimin e pesticideve me efektet negative të shëndetit, duke përfshirë rrezikun në rritje të kancerit dhe mosfunksionimin e hormoneve. Këto efekte shoqërohen kryesisht me nivele të larta ekspozimi sesa me sasi relativisht të vogla që gjenden në lëvozhgat dhe lëkurat e frutave.
  • Mund të jenë të vështira për t’u tretur

Për shkak të strukturës së tyre të ashpër dhe përmbajtjes së lartë të fibrave, lëvozhgat e portokallit mund të jenë të vështira për t’u tretur.

Si rezultat, ngrënia e tyre, veçanërisht copat e mëdha në të njëjtën kohë, mund të shkaktojnë shqetësime në stomak, të tilla si ngërçe ose fryrje.

  • Shije dhe cilësi e pakëndshme. Duke dalluar nga fruti i brendshëm i një portokalli, lëvozhga ka një strukturë të fortë dhe të thatë që është e vështirë për tu përtypur. Është gjithashtu e hidhur, dhe disa njerëz mund të mos e koinsumojnë për këtë arsye.

Lexo edhe: A duhet te konsumojme leng portokalli te fresket ne shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X