A mund të vuajnë fëmijët nga tensioni i lartë?

0 0

Fëmijë mbipeshë midis moshës 4 dhe 6 vjeçare kanë dyfish më shumë gjasa të vuajnë nga hipertensioni që në moshën 6 vjeçare dhe rreziqe më të mëdha të sëmundjeve kardiovaskulare. Ky është rezultati i një studimi sipas disa hulumtuesve në Madrid.

Studimi mbi fëmijët spanjollë

Autorët e anketës ekzaminuan marrëdhëniet midis mbipeshës midis moshës 4 dhe 6 vjeçare dhe presionit të lartë të gjakut në 1.796 fëmijë spanjollë. Pjesëmarrësit, të cilët ishin 4 vjeç në fillim të studimit, u ndoqën për dy vjet. Studiuesit matën presionin e gjakut, indeksin e masës trupore dhe madhësinë e belit në moshën 4 dhe 6 vjeç. Në fund të periudhës së vëzhgimit doli se në krahasim me fëmijët që kishin mbajtur një peshë normale midis këtyre dy viteve, ata që kishin një peshë të tepërt që nga fillimi, ose që ishin shëndoshur me kalimin e kohës, kishin rrezik më të lartë të vuanin nga hipertensioni.

Rrezik i lartë për fëmijët mbipeshë

Shanset për të pasur presion të lartë të gjakut ishin, në të vërtetë, 2.49 më të larta në mesin e fëmijëve që kishin shtuar peshë gjatë studimit dhe 2.54 më të larta në mesin e atyre që ishin mbipeshë që në moshën 4 vjeçare. Rezultatet u gjetën te të gjithë fëmijët, pavarësisht nga gjinia apo statusi socio-ekonomik.

Lajmi i mirë është se fëmijët që kishin humbur peshë nuk treguan më rrezik të hipertensionit.

Lexo edhe: Tensioni i lartë i nënës në shtatzani dëmton fëmijën






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X