A mund të vaksinohen nënat gjidhënëse pa dëmtuar fëmijën?

A mundet një nënë të bëjë vaksina nëse ushqen fëmijën e saj me gji? Ka disa raste kur vaksina nuk e dëmton fëmijën dhe disa raste kur nuk është e lejueshme.




0 0

Vaksinat gjatë ushqyerjes me gji jo vetëm që janë të mundshme, por janë gjithashtu të mira për foshnjën, pasi përmirëson reagimin imunitar falë transferimit të antitrupave të nënës nëpërmjet qumështit dhe zvogëlon efekte të tilla si temperatura për shkak të vaksinimit të fëmijëve. Ky përfundim u arrit nga një studim i botuar në revistën mjekësore “Breastfeeding Medicine”, sipas të cilës vetëm vaksinat e lisë dhe të verdhëzës mund të shkaktojnë dëm për fëmijët dhe prandaj nuk duhet të bëhen gjatë dhënies së gjirit.

Vaksinat “speciale” po ashtu u shqyrtuan

Për t’iu përgjigjur shqetësimit të ngritur nga shumë njerëz, por jo të provuar, që vaksinat gjatë gjidhënies mund të shkaktojnë dëm për të sapolindurit ose të ndërhyjnë në reagimin e fëmijës ndaj vaksinimeve, një grup studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë San Diego (La Jolla, Shtetet e Bashkuara), drejtuar nga Philip Anderson, kreu një rishikim të disa studimeve, duke kërkuar për pasoja të mundshme anësore tek foshnjat e ushqyer nga nënat që kishin bërë vaksina të ndryshme, nga vaksinat rutinë tek ato për të ashtuquajturat sëmundje të “veçanta” të tilla si: lia, kolera, tërbimi, tifo etj.

Nuk ka rrezik për vaksinat rutinë

Studimet e rishqyrtuara treguan se asnjë prej vaksinave rutinë nuk ka pasur ndikim negativ fek fëmijët e nënave gjidhënëse. Vaksinat e sëmundjeve specifike nga ana tjetër, nuk duhet të bëhen gjatë gjidhënies.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A mund të vaksinohen fëmijët...

A mund të vaksinohen fëmijët dhe adoleshentët? Pediatrit thonë po. Ata këshillojnë vaksinimin kundër Covid-19 si për fëmijët ashtu edhe për adoleshentët, sepse edhe ata që gëzojnë shëndet të mirë...

Një vaksinë e re kundër...

Prej disa kohësh, janë studiuar forma alternative të administrimit për vaksinat, veçanërisht për atë anti-grip, me synimin për të lehtësuar trajtimin pa ulur efektivitetin e saj, por më tepër duke...

Vaksina e re që duhet...

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur sot se një vaksinë e re do të ofrohet falas për çdo fëmijë. Bëhet fjalë për vaksinën e rotavirusit, që do...

Mjafton një dozë vaksinë kundër...

Për t’u mbrojtur në mënyrë efektive nga lezionet prekanceroze që prekin qafën e mitrës, vetëm një administrim i vaksinës Hpv mund të jetë i mjaftueshëm, pra kundër virusit Papilloma, përgjegjës...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X