A mund të ngel shtataznë nëse sperma del jashtë pas marrëdhënieve seksuale?

0 0

Unë dhe im shoq po përpiqemi të kemi një fëmijë dhe ky do të jetë fëmija ynë i parë. Kam lexuar shumë informacione se si të mbetem shtatzënë sa më shpejt, prandaj gjatë seksit po aplikojmë pozicionin misionar për rezultatet më të mira, por kam vërejtur se pas seksit sperma rrjedh jashtë vaginës.

A është kjo normale? Çfarë mund të bëj për këtë? A i ul shanset për të pasur një fëmijë?

Kjo është shumë normale. Sperma që del jashtë organit mashkullor gjatë ejakulimit përbëhet nga shumë elementë të ndryshëm. Një nga përbërësit e tij është spermatozoidi. Gjatë një ejakulacimi normal të mashkullit, ka midis 20 dhe 400 milionë spermatozidë. Ndërkohë mjafton vetëm një prej tyre për të ngelur shtatzanë.

Ajo që normalisht ndodh pas marrëdhënieve seksuale, është se një pjesë e spermës do të rrjedhë. Megjithatë, një sasi e konsiderueshme mbetet në pjesën e pasme të vaginës dhe një sasi edhe më e vogël e bën rrugën e saj deri në qafën e mitrës, në mitër dhe poshtë gypave të fallopit. Pikërisht këtu, në gypat fallopiane, spermatozoidi dhe veza takohen.

Pra, ju nuk keni nevojë që të merrni ndonjë pozicion të caktuar pas marrëdhënieve seksuale, për të ngelur shtatzanë dhe dalja e spermës nuk zvogëlon shanset për diçka të tillë.

Lexo edhe: A mund te ngel shtatzane nese kam mbyllur tubat?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

1000 ditët e para të...

Ekziston një arsye pse çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër, këshillohen t'i kushtojnë vëmendje mënyrës së jetesës së tyre që nga momenti i konceptimit të një fëmije (me të vërtetë,...

Edhe mjedisi gjatë kohës së...

Alberto Villani, presidenti i Shoqatës Italiane të Pediatrisë (Sip), kohët e fundit pohoi rëndësinë e dhënies së vëmendjes së duhur faktorëve mjedisorë të kombinuar me gjenetikën në funksion të konceptimit....

Emocionet pozitive mes nënës dhe...

I mbështjellë brenda mitrës, i qetësuar nga lëvizjet e nënës, i qetësuar nga rrahjet ritmike të zemrës: fetusi është i sigurt dhe i mbrojtur. Ekspertët thonë se: një fëmijë që...

Sa duhet të ecë një...

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X