Ministria e Shëndetësisë ne Itali ka nxjerrë një njoftim i cili ka për synim të shpjegojë përdorimin e ilaçeve të ndryshme që përdorin nënat gjatë ushqyerjes me gji.
Cilat ilaçe mund të merren kur ushqen fëmijën me gji?
Si të tregoni kujdes kur ilaçi kalon tek foshnja nëpërmjet qumështit?
Çfarë efektesh anësore ka për të porsalindurin?
E para duhet t’i kushtoni shumë kujdes gjatë ushqyrjes me gji cfarëdolloj gjëje që konsumoni. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme çdo gjë e re që që i prezantoni trupit edhe sidomos ilaçet.
Duhet të konsultoheni gjithmonë me mjekun tuaj para se të merrni ilaçe;
Eshtë e rëndësishme të lexohet me kujdes kutia e ilaçeve ku është e shkruar nëse mund të merret ose jo gjatë shtatzanisë ose gjatë ushqyerjes me gji. Asnjë ilaç nuk mund të konsiderohet absolutisht i sigurt. Pas përdorimit të ilaçeve është shumë e rëndësishme të shikoni fëmijën dhe të kontrolloni reagimet negative. Rreth 80% e reagimeve të dyshuara si negative ndodhin tek 2 muajt e parë të jetës.
Ku ndikojnë?
Shpesh ndikojnë në sistemin nervor qendror ose në sistemin gastrointestinal.
Ilaçet e ushqyerjes me gji, udhëzimet:
Asnjë ilaç kur je shtatzënë apo kur ushqen fëmijën me gji nuk duhet të merret nëse nuk konsultohet me mjekun. Por ato ilaçe që mbahen si më të rrezikshme dhe që ndikojnë drejtpërdrejt tek fëmija janë:
- Të gjithë antibiotikët (14%);
- Ilaçet hormonale (5%);
- Ilaçet e zemrës (3%).
Para së gjithash ekspertët specifikojnë tri gjëra të rëndësishme:
Edhe një pezullim i shkurtër i ushqyerjes me gji mund të shkaktojë shqetësim tek fëmija i cili është mësuar të ushqehet me gji dhe befas duhet të mësohet të marrë ushqim me formulë dhe më pas të kthehet përsëri tek gjiri.
Shtrydhja e gjirit mund të çojë një pezullim të përkohshëm të ushqyerjës me gji dhe nëna ka rrezik që të ketë një ndërprerje të përhershme të gjidhënies.
Thithja e qumështit të gjirit me pompë nuk është aq efektive sa marrja drejtpërdrejt nga nëna dhe kjo ndikon në uljen e sasisë së qumështit të prodhuuar nga gjiri.
Nënat që ushqejnë fëmijët me gji duhet të kenë kujdes:
Nuk duhet të supozohet se marrja e ilaçeve kur ushqejnë fëmijët me gji nuk ndikon në shëndetin e fëmijës. Mjeku duhet të bëjë një vlerësim metodologjikisht korrekt për rrezikun e mundshëm të ilaçit vetëm në lidhje me ushyrjen me gji. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet kur fëmija ushqehet me gji gjatë dy muajve të parë ose në foshnjat që kanë lindur parakohe (premature) dhe kur metabolizini i fëmijës është i “papjekur” mirë.
Kur duhet të merrni ilaçe?
Eshte e këshillueshme për të marrë ilaçe menjëherë pas përfundimit të ushqyerjes me gji.
Lexo edhe: Faktoret qe shkaktojne nje shtatzani me rrezik te larte
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu