Dilema e shumë nënave që ushqejnë fëmijët me gji është se çfarë ushqime duhet të konsumojnë. Duhet të hanë peshk, mish, ëmbëlsira apo fruta. Por kur flasim për fruta ka disa lloje që duhet të shmangim gjatë dhënies së gjirit.
Por a mund të konsumohet qershi kur je shtatzanë?
Në këtë drejtim nuk ekziston një mendim i prerë nëse duhet apo jo. Qershia megjithëse është një frut i pasur me vitamin C, nuk është e këshillueshme të konsumohet kur i japim fëmijës gji.
Pse s’duhet të hamë qershi gjatë periudhës së ushqyerjes me gji?
Ky frut i shijshëm shkakton reaksione alergjike. Për këtë arsye qershitë janë ushqime që nuk këshillohen të konsumohen kur ushqen fëmijën me gji.
Çfarë nuk duhet të konsumoni gjatë ushqyerjes me gji
Qershia jo vetëm që mund të shkaktojë reaksione alergjike për të porsalindurin, por mund të ketë edhe efekte të tjera negative. Qershitë mund të shkaktojnë dhimbje barku tek fëmijët. Për këtë arsye qershitë janë në listën e ushqimeve që duhet të shmangim kur ushqejmë fëmiëjn me gji.
Në mesin e ushqimeve që duhet të shmangim kur ushqejmë fëmijën me gji mund të përmendim, salsiçet, fasulet, frutat e thata, ushqimet e skuqura, lakrën, brokolin, hudhrën, qepë të papërpunuara dhe perimet djegëse. Gjithashtu ndër frutat që duhet të shmangen gjatë laktacionit përveç qershisë mund të përmendim edhe luleshtrydhen, për të njëjtat arsye.
Nëse po pyesni se çfarë mund të hani gjatë laktacionit këtu mund të gjeni disa këshilla të dobishme. Sa i përket frutave është mirë të konsumoni të sezonit dhe të jenë të freskëta. Një nga frutat që rekomandohet është fruti bananes. Ky frut siguron një dozë të mirë energjie për nënën dhe rrjedhimisht kalon dhe tek foshnja. Për të siguruar të githa vitaminat dhe mineralet është mirë të konsumoni fruta dhe perime.
Duhet të konsumohen të freskëta dhe të papërpunuara. Ndër ushqimet e lejuara gjatë laktacionit janë makaronat, drithrat dhe bishtajat. A e dini se ka ushqime që mund të ndihmojnë në rritjen e qumështit të gjirit? Këtu janë disa: Kopër, perime të kuqe, thjerrëzat e kuqe dhe perimet e thata.
Lexo edhe: Perse ne shtatzani duhet te konsumojme sa me shume pjeshke?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu