A mund të dobësohemi duke ngrënë akullore?

Nese po tentoni te dobesoheni, nuk keni pse e largoni akulloren nga dieta juaj. Vlerat e saj dhe aftesia ngopese mund t’ju ndihmojne ne qellimin tuaj.




0 0

Edhe akullorja, e ndaluar shpesh në dietat e dobësimit, mund të përfshihet në një dietë. Vetëm bëni zëvendësimet e duhura dhe zgjidhni variante më të lehta. Pietro Migliaccio, nutritionist dhe president i Shoqërisë italiane të ushqimit thotë se është e gabuar “të fajësohet” akullorja sepse është një ushqim i pasur me shumë cilësi të mira, jo vetëm në aspektin e “shijes”, por edhe të “psikologjisë” pasi ajo është në gjendje të “motivojë” shumë më tepër personat që duhet të ndjekin një dietë për dobësim!

Dietë dobësimi me akullore

Nëse doni të humbni dy ose tre kg në pak ditë, pa hequr dorë nga gjërat e ëmbla, Migliaccio sugjeron dietën e akullores. E rëndësishme është që ky ushqim konsiderohet një vakt i vërtetë për të zëvendësuar atë tradicional dhe të mos i shtohet pjatës së parë dhe të dytë si ëmbëlsirë. Për një javë mund të zëvendësoni një vakt (drekën ose darkën) me një akullore, të ndjekur nga një frut ose një sallatë frutash.

Vlerat ushqyese e akullores

Përbërësit kryesorë të akullores janë qumështi, vezët, sheqeri, të cilëve u shtohen kafe, kakao ose fruta, të gjitha me veti ushqyese të shkëlqyera. Në veçanti:

 proteina me vlerë të lartë biologjike,

 yndyrna me cilësi të mirë,

 burime të energjisë të absorbuara shpejt, si laktoza dhe sukroza,

 vitamina A2 dhe B2,

 kalciumi dhe fosfori

 niseshteja, një tërësi karbohidratesh komplekse që absorbohen ngadalë, nëse marrim parasysh gjithashtu kaushin me bazë drithi të konsumuar së bashku me akulloren.

Vetitë e tjera të shëndetshme të akullores

Akullorja është gjithashtu shumë e pasur me ujë (mbi 60%), i cili është shumë i rëndësishëm për hidratimin e trupit. Përveç kësaj, akullorja, për shkak se është e ftohtë, ka një fuqi të lartë të ngopjes. Temperatura e saj e ulët, në fakt, e bën të mundur ta hani ngadalë, në mënyrë që trupi të jetë në gjendje të aktivizojë mekanizmat e ngopjes.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X