A mund të dhurojmë gjak ndërsa jemi duke ushqyer me gji?

0 0

Dhurimi i gjakut është një shërbim shumë i nevojshëm për komunitetin, por a është i sigurt ndërsa ushqeni fëmijën tuaj? Përgjigja është po, por pas njëfarë kohe. Megjithatë, mos harroni të konsultoheni me një mjek dhe të bëni testin e gjakut për të përjashtuar mundësitë e një anemie ose çrregullime të tjera të gjakut para se të dhuroni gjak ndërsa jeni duke ushqyer me gji. Me gjakun e dhuruar, ju mund të shpëtoni jetën e dikujt.

Kur është koha më e mirë për të dhuruar gjak për grua që ushqen me gji?

  • Është e këshillueshme që nënat që ushqejnë me gji të dhurojnë gjak vetëm pasi kanë kaluar 6 muaj nga data e lindjes, pasi ushqyerja me gji shkakton shumë lodhje në nënat.
  • Nëse nuk keni bërë ndonjë vaksinë gjatë muajit të fundit, mund të dhuroni gjak.
  • Ju mund të dhuroni gjak nëse nuk keni pasur ndonjë ndërhyrje dentare të vogël në 24 orët e fundit apo ndërhyrje të mëdha dentare në muajin e fundit.
  • Është e këshillueshme që të mos dhuroni gjak edhe nëse keni marrë aspirinë 72 orët e fundit.
  • Është e këshillueshme të dhuroni gjak vetëm nëse nuk keni pasur nevojë për një transfuzion gjaku gjatë lindjes.
  • Nëse hera e fundit që keni dhuruar gjak ka qenë më shumë se 3 muaj më parë, mund të dhuroni gjak
  • Së fundi, një nënë që ushqen me gji duhet të dhurojë gjak vetëm kur ajo ndihet rehat ta bëjë.

Gjërat që duhet të merrni në konsideratë para se të dhuroni gjak ndërsa ushqeni me gji

Dhurimi i gjakut është padyshim një iniciativë shumë fisnike e ndërmarrë nga një individ. Megjithatë, duhet të shqyrtoni pikat e renditura më poshtë përpara se të bëni një lëvizje të tillë:

  1. Qëndroni të hidratuar. Qumështi i gjirit përmban 87% ujë dhe kur ju dhuroni gjak keni hequr rreth 400 ml ujë nga trupi juaj. Prandaj është e domosdoshme që pas dhurimit të gjakut, dhuruesi duhet të marrë sa më shumë lëng që të jetë e mundur në 48 orët e ardhshme për të mbajtur trupin të hidratuar dhe për të zëvendësuar lëngun që ka humbur. Dhuruesi duhet gjithashtu të pijë shumë ujë në 24 orët para dhurimit të gjakut.
  2. Mbani në nivele normale hekurin në gjak. Nënat që ushqejnë me gji duhet të hanë ushqime të pasura me hekur për disa javë para se të dhurojnë gjak për të pasur një nivel normal hekuri kur atë të bëjnë dhurimin. Në rast se donatori vuan nga nivele të ulëta të hekurit, ai mund të vuajë nga dobësia pas dhurimit të gjakut. Ushqimet e pasura me hekur përfshijnë spinaqin, peshkun, pulën, drithërat dhe vezët. Mos harroni të hani fruta të pasura me vitaminë C si portokalli, mandarina, rrushi, kumbulla, qershia për absorbimin më të mirë të hekurit.
  3. Mendojeni edhe njëherë nëse doni të dhuroni gjak nëse keni pak qumësht. Siç e thamë më lart kur dhuroni gjak ju humbisni ujë dhe lëngje. Në qoftë se një nënë që ushqen me gji humbet pjesën më të madhe të lëngjeve nga trupi i saj, ajo mund të ketë ulje të mëtejshme të prodhimit të qumështit të gjirit.
  4. Hani një vakt të mirë para dhe pas dhurimit të gjakut. Ndërsa ushqeni me gji një foshnjë ju humbisni 500 kalori në ditë dhe dhurimi i gjakut ju merr gjithashtu mjaft energji. Prandaj duhet të konsumoni një vakt thelbësor me shumë proteina dhe ushqim të pasur me hekur, që të jeni në gjenddje të mirë. Megjithatë, duhet të hani 1-2 orë para se të dhuroni gjak, por mos u ngopni plotësisht.
  5. Pushoni. Lërini detyrat e mëmësisë pasi keni dhuruar gjak. Bëni gjumë rehat për të rikuperuar të gjithë energjinë që keni humbur. Duke qenë se trupi juaj ka nevojë të ndihet i qetë, do të bëjë atë që është e nevojshme për të kompensuar të gjithë gjakun që keni dhuruar dhe duke qenë të relaksuara do të arrini të prodhoni qumësht normal.

Gjërat që duhet të mbani mend para se të dhuroni gjak ndërsa jeni duke ushqyer me gji.

Zakonisht, njerëzit janë të mendimit se ushqyerja me gji dhe dhurimi i gjakut nuk mund të ndodhin në të njëjtën kohë, por sipas ekspertëve, dhurimi i gjakut ndërsa foshnja ushqehet me gji nuk paraqet ndonjë rrezik për nënën ose foshnjën.

Më poshtë ju tregojmë disa gjëra që duhet të mbani mend para se të bëni këtë dhurim:

  1. Niveli i hemoglobinës duhet të jetë ndërmjet 12-16%;
  2. Tensioni i gjakut i donatores duhet të jetë normal;
  3. Rrahjet e zemrës së donatores dhe norma e pulsit duhet të jenë normale;
  4. Temperatura e saj e trupit duhet të jetë në një interval normal prej jo më shumë se 37.5 gradë Celsius;
  5. Është e nevojshme që të pini rreth gjysmë litra ujë para se të dhuroni gjak për të parandaluar një rënie të presionit të gjakut, që mund të rezultojë në ndjeshmëri të lehtë ose në rënie të fikëti;
  6. Ushtrimet e fuqishme duhet të shmangen para ose pas dhurimit të gjakut;
  7. Konsumimi i ushqimeve me yndyrë duhet të shmangen për të paktën 24 orë para dhurimit. Mund të japë rezultat të gabuar të testit të gjakut që po dhuroni;
  8. Mos harroni të relaksoheni ndërsa ju marrin gjak përndryshe ju mund të ndjeheni të sëmura. Ju mund ta bëni dhurimin duke dëgjuar muzikë, duke kënduar ose duke biseduar me dikë për t’ju mbajtur të qetësuar.

Dhurimi i gjakut ndërsa ushqeni me gji fëmijën tuaj është padyshim frymëzues; megjithatë, bëjeni këtë vetëm pas konsultimit me mjekun tuaj dhe pasi keni bërë një kontroll shëndetësor.

Lexo edhe: Si ndikon caji jeshil kur ushqej femijen me gji?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X