A mund të dehidratohet lëkura e yndyrshme?

0 0

Për të trajtuar siç duhet lëkurën tuaj, duhet së pari të njihni tipin e saj. Fillimisht, duhet të dimë se ne lindim me një tip të caktuar lëkure që mund të jetë e thatë, e yndyrshme ose mikse. Lëkura e thatë prodhon pak ose aspak vaj. Lëkura e yndyrshme prodhon shumë vaj dhe në përgjithësi ka pore të mëdha dhe duket me shkëlqim.

Por, duhet pasur parasysh që dehidratimi i lëkurës nuk ka lidhje domosdoshmërisht me yndyrën e lëkurës. Kjo do të thotë se jo vetëm lëkura e thatë mund të dehidratohet dhe se yndyra e tepërt në lëkurë, nuk tregon domosdoshmërisht hidratim të mirë të lëkurës.

Mos harroni se mënyra e jetesës gjithashtu luan një rol në gjendjen e lëkurës. Pasi të keni identifikuar llojin e lëkurës tuaj dhe gjendjen e saj në lidhje me përmbajtjen e lagështirës, qëllimi juaj kryesor është të frenoni dehidratimin dhe të keni një ekuilibër të mirë vaj-ujë. Duke ndjekur një rutinë të plotë të kujdesit për lëkurën, lëkura juaj mund të bëhet absolutisht më e butë dhe me pamje më të shëndetshme.

  • Përdorni produktet e duhura për llojin e lëkurës tuaj. Ata duhet të ushqejnë lëkurën dhe të ekuilibrojnë raportin vaj-ujë. Nëse keni nevojë konsultohuni me një dermatolog për të përcaktuar saktë llojin e lëkurës suaj.
  • Përqafoni ndryshimet dhe nëse “vuani” nga lëkura e yndyrshme, mos harroni se kjo ndihmon për të mbajtur lëkurën tuaj më rinore. Ndërsa plakemi, prodhojmë më pak vaj, i cili kontribuon që lëkura të duket më e re.
  • Qëndroni të hidratuara brenda dhe jashtë. Pini shumë ujë, duke ndjekur një dietë të shëndetshme që përfshin fruta dhe perime me përmbajtje të lartë uji dhe plotësoni me hidratues në sipërfaqe.
  • Mos harroni zgjedhje të tjera të përditshme si kremi mbrojtës nga dielli, të bëni gjumë të rehatshëm gjatë natës, të kryeni aktivitet fizik, të relaksoheni dhe të përpiqeni të zvogëloni stresin.

Nëse jeni të shqetësuar për dehidratimin ose ndonjë problem tjetër të lëkurës që mund të jeni duke përjetuar, duhet të takoni dermatologun ose një estetist profesionist.

Lexo edhe: 7 mënyra për të trajtuar lëkurën e thatë në dimër






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X