A mund të bien dhëmbët dhe të prishen për shkak të shtatzanisë?

0 0

Sipas Dr. Malayev, nuk ka shumë gjasa që vetëm shtatzania të shkaktojë rënien e dhëmbëve – kjo mund të ndodhë në varësi të disa faktorëve të tjerë shoqërues.

Lidhur me prishjen e dhëmbëve në mënyrë specifike, kërkohet një kohë e gjatë për tu zhvilluar, para se të ndodhë ndonjë dëm i vërtetë. “Mesatarisht kur fillon demineralizimi i dhëmbit (prishja), mund të duhen katër deri në gjashtë vjet për të depërtuar përmes smaltit (shtresës së jashtme të dhëmbit)”, thotë Dr. Malayev. “Sapo të futet në shtresën e brendshme të dhëmbit, e quajtur dentin, duhen rreth një deri në dy vjet për të shkaktuar dëm deri në pikën ku dhëmbi mund të ketë nevojë për trajtim të gjerë ose humbje të dhëmbit”, thotë ai.

Njerëzit humbin dhëmbët e tyre për të gjitha llojet e arsyeve, shton Dr. Malayev. Disa nga shkaqet më të zakonshme janë higjiena e dobët e gojës, zakonet jo të shëndetshme të dietës dhe mënyrës së jetesës (pirja e duhanit), barnat, sëmundja dentare e padiagnostikuar dhe / ose e patrajtuar (sëmundje periodontale ose prishja e dhëmbëve), pamundësia për të shkuar rregullisht në konsulta te dentisti (neglizhencë ose fobi  dhe trauma fizike.

“Ka shumë probleme të tjera shëndetësore që mund të kontribuojnë”, thotë Dr. Malayev. “Pothuajse nuk është vetëm një arsye e vetme për humbjen e dhëmbëve”.

Si mund t’i mbani dhëmbët të shëndetshëm gjatë shtatzënisë?

Kujdesi për dhëmbët është i rëndësishëm në çdo moshë dhe fazë, natyrisht. Por ekspertët pajtohen që gjatë shtatëzanisë, është edhe më e rëndësishme të qëndroni në krye të higjienës tuaj orale. “Shoqata Amerikane e Stomatologjisë rekomandon që gratë shtatzëna të ndjekin një dietë të ekuilibruar, të lajnë dhëmbët e tyre me pastë dhëmbësh me fluor dy herë në ditë dhe të pastrojnë dhëmbët me fill dentar çdo ditë”, thotë Dr. Chuang.

Dhe mos harroni vizitat dentare. “Shumë të dhëna kanë treguar se vizitat e rregullta te dentisti gjatë shtatëzanisë mund të parandalojnë gingivitin ose problemet e lidhura me dhëmbët të cilat mund të shoqërohen me shtatzaninë,” thotë Dr. Malayev.

Lexo edhe: A lejohen trajtimet dentare gjate shtatzanise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X