A mund të bëjnë balet djemtë?

0 0

Javën e kaluar, një prezantuese televizive në Amerikë qeshi dhe u tall me lajme se djali i madh i princit William, George e pëlqen kërcimin dhe programi i tij mësimor përfshin edhe baletin.

Megjithatë, shumë shpejt Lara Spencerit iu desh të kërkonte falje për qëndrimin e saj ndaj këtij lajmi. Por, ka pasur një reagim masiv ndaj saj, që i dukej qesharake fakti që princit i pëlqente kërcimi. Ka pasur shumë komente në rrjet që ngrejnë zërin se baleti nuk është vetëm për vajza, madje është ngritur një fushatë virtuale nën fjalët #Edhedjemtekërcejnë.

Anëtarët e botës profesionale të vallëzimit kanë bërë hapa përpara për të dënuar komentet e pandjeshme të Spencerit.

Në shenjë reflektimi dhe në përgjigje të fushatës që mori përmasa të mëdha, studioja televizive e programit të Spencerit, u shndërrua në një sallë vallëzimi me shumë pjesëmarrës meshkuj.

Kërcimi (dhe të gjitha format e artit) në të vërtetë nuk njohin asnjë gjini, racë, moshë apo përkatësi.

Jemi në vitin 2019 dhe më në fund po mbrojmë idenë që vajzat mund të bëjnë gjithçka: të luajnë sporte, të bëhen CEO, të kandidojnë për presidente, por për fat të keq, komentet e fundit tregojnë se ne nuk kemi përqafuar në të njëjtën linjë të të menduarit, kur bëhet fjalë për atë që djemtë mund të bëjnë.

Por, ka edhe një të mirë nga e gjithë kjo, sidoqoftë. Sado të dëmshme mund të kenë qenë fillimisht komentet e Spencerit, ato na kanë ndihmuar të ndriçojmë idenë që edhe djemtë mund të bëjnë gjithçka që duan.

Qoftë edhe balet!

Lexo edhe: 8 të vërteta të ashpra për baballarët që rrisin djem






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X