A mund të bëjmë tatuazh nëse jemi shtatzanë? Flet dermatologia

Përgjigja e shkurtër është po, ju mund të bëni një tatuazh kur jeni shtatzanë. Por nuk është pa rrezik. “Megjithëse ju mund të bëni një tatuazh në mënyrë të sigurt ndërsa jeni shtatzënë, ekziston potenciali për të marrë një infeksion nëse tatuazhi nuk bëhet nën kushte sterile ose të pastra”.




0 0

Tatuazhet janë më popullore se kurrë dhe njerëzit i bëjnë ato për të festuar një marrëdhënie, për të përkujtuar një qëllim, ose thjesht për shkak se pëlqejnë pamjen e artit trupor. Por çfarë ndodh kur jeni në pritje të ëmbël: a është e sigurt për një grua që të bëjë një tatuazh ndërsa është shtatzënë?

Një dermatologe është shprehur për këtë çështje. Përgjigja e shkurtër është po, ju mund të bëni një tatuazh kur jeni shtatzanë. Por nuk është pa rrezik. “Megjithëse ju mund të bëni një tatuazh në mënyrë të sigurt ndërsa jeni shtatzënë, ekziston potenciali për të marrë një infeksion nëse tatuazhi nuk bëhet nën kushte sterile ose të pastra”, tha Rachel Nazarian, një dermatolog e në Nju Jork dhe anëtare e Akademisë së Dermatologjisë në SHBA.

Dy infeksione të rënda që mund të transmetohen nga gjilpëra të tatuazhit janë hepatiti B dhe hepatiti C. Të dy viruset përhapen përmes gjakut, kështu që nëse gjaku i infektuar mbetet në gjilpërë tatuazhi dhe gjilpëra nuk pastrohet siç duhet para se të shpojë lëkurën tuaj, ajo mund të infektohet nga këto sëmundje serioze.

Një tjetër infeksion i mbartur nga gjaku që mund të transmetohet nga një gjilpërë është HIV. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve deklarojnë se nuk ka raste të njohura të askujt në Shtetet e Bashkuara që marrin HIV-in përmes një gjilpëre tatuazhi. Megjithatë, është teknikisht e mundur nëse gjilpëra nuk sterilizohet siç duhet dhe është përdorur për dikë që ka HIV. Jo vetëm që mund të infektoheni me HIV, por edhe fetusi është në rrezik nga ky virus, shton Dr. Nazarian.

HIV dhe hepatiti B e C nuk janë rreziqet e vetme për shëndetin. Dr. Nazarian thotë se megjithëse e rrallë, është e mundur që të ketë një alergji kontakti me përbërësit ngjyrues të tatuazhit. “Boja e tatuazhit nuk mund të arrijë fetusin, prandaj nuk është drejtpërdrejt e rrezikshme”, shpjegon ajo. “Por mund të lindë një çështje dytësore, siç është infeksioni ose alergjia, gjë që mund ta komplikojë shtatzëninë”.

Dr. Nazarian shton se MRSA, një infeksion potencialisht vdekjeprurës bakterial që është rezistent ndaj shumë antibiotikëve, mund të godasë në çdo rast që lëkura çahet, duke paraqitur një rrezik tjetër për ju dhe fëmijën tuaj.

Lexo edhe: Tatuazhet dhe pirsing ne shtatzani, a mund t’i beje nje grua?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X