A mund te bejme palester gjate gjidhenies

0 0

Gjidhënia është një proçes që nuk e ndalon nënën të ushtrojë një aktivitet të caktuar fizik, mjafton që ai të kryhet brenda disa rregullave të caktuara.
Aktiviteti fizik sjell benefite për anën fizike dhe psikologjike të gruas
Kryerja e ushtrimeve të caktuara fizike bashke me ndjekjen e një diete ushqimore të shëndetshme, konsiderohet si një nga mënyrat më të mira të rrëzimit të peshës së marrë gjatë shtatëzanisë në mënyrë të shëndetshme. Nëna në këtë mënyrë ka mundësi të rikuperojë fizikun që ka pasur para shtatëzanisë si edhe të ketë një vetëvlerësim më të madh. Për këtë arsye nëse nëna e ndien veten gati, pas lindjes së fëmijës mund të frekuentojë palestrën osë të ushtrojë një lloj tjetër aktiviteti fizik.
Nuk duhet ta teproni
Edhe gratë të cilat ushqejnë fëmijën me gji mund të ushtrohen, por që sigurisht nuk duhet të lodhen shumë. Gjidhënia në fakt, sidomos në periduhën fillestare, kërkon shumë energji dhe përkushtim, dhe për këtë arsye është mirë që nëna të pushojë sa më shumë që të mundet dhe të mos kryejë sforcime fizike, kjo sepse aktiviteti lodhës mund të ndikojë në prodhimin e qumështit.
Ushtrohuni në momentin e duhur
Ju duhet të respektoni mbi të gjitha nevojat e të voglit. Kryerja e një aktiviteti të catuar fizik duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të respektohen momentet e pirjes së fëmijës. Nëna duhet të ushtrohet ndërmjet vakteve, pa prishur ritmet e fëmijës. Kjo nënkupton që gjatë periudhës së fillimit fëmija mund të pijë cdo 2-3 orë, dhe për pasojë nëna mund të ushtrohet 1 orë dy ose tre herë në javë, në mënyrë që të ketë kohë edhe të pushojë. Sporti që duhet të zgjidhni për të bërë gjatë gjidhënies duhet të jetë jo shumë impenjativ, pasi ky lloj sporti këkon shumë energji. Këshillohet të kryeni gjimnastikë, ushtrime tonifikuese ose shëtitje me karrocë bashkë me fëmijën.
Një tjetër arsye pse gruaja që ushqen me gji duhet të ushtrohet në mënyrë të moderuar është sepse një sport i vështirë ndikon në cilësinë dhe shijen e qumështit të gjirit, duke e bërë atë të jetë i hidhur dhe pak i tretshëm për fëmijën, kjo si pasojë e shtimit të prodhimit së acidit laktik në qumësht.
Gjithashtu sporti duhet të kryhet në mënyrë të moderuar, pasi gruaja vetëm nga gjidhënia harxhon 500 kalori në ditë.
Si duhet të ushtrohemi në mënyrë korrekte?
Ju mund të filloni të ushtroheni duke bërë ecje me hap të shpejtë për rreth 15 minuta në ditë gjatë ditëve të para, duke e shtuar çdo ditë me 2 minuta kohën e ushtrimit për të arritur në 45 minuta në ditë. Kjo është një mënyrë e mirë dhe pa shpenzime për të vënë në lëvizje muskujt. Nëse do të preferoni të ushtroheni në palestër mund të zgjidhni ta bëni në pajisje që nuk kërkojnë shumë sforcim dhe energji, dhe pse jo të kërkoni ndihëm profesionale ndërsa jeni atje, në mënyrë që të kryheni ushtrime e duhura për secilën pjesë të trupit.
Kryerja e një aktiviteti të caktuar fizik ndihmon në një përmirësim të sistemit kardiovaskular të gruas. Përsa i përket vlerave ushqyese të qumështit si proteinat, sheqernat, yndyrnat, vitaminat dhe kripërat minerale, nuk ndryshojnë dhe e njëjta gjë ndodh edhe me antikorpet. Të pandryshuara qëndrojnë edhe imunoglobulinat A, të dobishme për mbrojtjen imunitare së të voglit; Laktoferina e cila mbron zorrët e fëmijës; dhe Lizozima e cila mbron mukozën e syve, gojës dhe hundës;.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X