A mund të bashkëprindërojnë dy partnerë që mendojnë ndryshe për edukimin e fëmijës?

0 0

Prindërimi funksionon më së miri kur të dy prindërit janë dakord me të njëjtat gjëra, të njëjtat rregulla e masa disiplinore për rritjen e fëmijës. Ideale për një fëmijë do të ishte që si prindërit, gjyshërit, edukatorët e mësuesit, të mendonin njëlloj për çështjet e edukimit të tij. Por, për të qenë realist, jo gjithmonë ndodh kështu.

A mund të bashkëprindërojnë dy njerëz që kanë ide të ndryshme për disiplinën?

Nëse njëri prind mendon ndryshe rreth një teme dhe prindi tjetër ndryshe, kjo gjë e konfuzon fëmijën. Ata mund të përfitojnë nga prindi më liberal dhe të humbasin besimin te prindi autoritar.

Ky stil do të funksiononte mirë me fëmijët që rriten me prindër të divorcuar. Ata e dinë shumë mirë dhe e kanë të qartë se çfarë rregullash funksionojnë kur janë te mami dhe çfarë rregullash kur janë te babi.

Por për fëmijët që jetojnë me të dy prindërit nën një çati?

Rregulla të njëjta, mënyra të ndryshme zbatimi

Është shumë e rëndësishme që ju si partnerë të gjeni kohën për t’u ulur dhe biseduar duke konkretizuar rregullat tuaja. Për shembull a duhet të thotë fëmija “të lutem” kur kërkon leje për diçka; Sa kohë duhet të qëndrojë përpara televizorit; A lejohen këpucët brenda në shtëpi?

Për sa kohë që të dy bini dakord me këto e rregulla të tjera, taktika që zgjidhni për t’ja përcjellë fëmijës, le të jetë individuale.

Dëgjoni shqetësimet e partnerit

Nëse keni mendime shumë të ndryshme për edukimin e fëmijës, përpiquni të uleni shtruar e të bisedoni. Ndoshta, duke dëgjuar partnerin, do të arrini në pika të përbashkëta dhe mbi të gjitha, nëse ju e dëgjoni, do të keni më shumë shanse t’ju dëgjojë edhe ai.

Qëndroni në unitet përpara fëmijës

Edhe nëse mendoni ndryshe, edhe nëse nuk bini dakord me partnerin, mos e shfaqni këtë në sy të fëmijës. Për shembull kur partneri ndëshkon fëmijën, mos shkoni me vrap për ta ngushëlluar. Në sy të të vegjëlve duhet të mbani të njëjtat qëndrime, edhe kur bindjet tuaja ndryshojnë.

Lexo edhe: Prindërimi i rreptë e bën fëmijën e disiplinuar apo ndihmon në vetëbesimin e tij? Historia e një nëne






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X