A mund ta zëvendësojmë mjekësinë duke ngrënë ushqim?

0 0

Mënyra se si e shohim botën është ajo që ne zgjedhim të bëhemi dhe ndarja e përvojave bindëse mund të përmirësojë mënyrën se si e trajtojmë njëri-tjetrin.

“Lëreni ushqimin të jetë ilaçi tuaj dhe lëreni ilaçin të bëhet ushqimi juaj”. Kjo shprehje filozofike e Hipokratit është kaq e popullarizuar, vendoset në shumë pastime në Instagram, Tëitter apo edhe shumë prezantime rreth ushqimit.

Është bindëse; pasi këto fjalë u thonë njerëzve se ata mun dtë shërojnë veten me një optimizëm të fortë, që forcon edhe ndjenjën e individualizmit.

Nëse jeni të sëmurë, pse të mos ndryshoni dietën tuaj për t’u bërë më mirë?

Por pse po investojmë kaq shumë në këtë përshkrim që ndikon në mënyrën e jetesës, kur në të vërtetë ushqimi nuk është mjekësi.

Ndikimi i kësaj ideje është shumë i lidhur me “kulturën e të qenit mirë” ose, në rastin ekstrem, orthoreksia(kur ha vetëm ushqimet që mendon se të bëjnë mirë), sa ushqimi I shëndetshëm shndërrohet në një fiksim. Ideja e shërimit me ushqim nga ajo që vuan, është joshëse sepse mjekësia mund të jetë ndonjëherë e frikshme. (Medikamentet nuk janë gjithmonë të destinuara për të trajtuar shkakun dhe janë krijuar për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave, pasi disa probleme janë kronike ose kanë një rrënjë që është jashtë kontrollit tonë.)

Kulturat në përgjithësi kanë një mosbesim në rritje të mjekësisë moderne, disa prej të cilave janë të vërteta.

Por mjekësia mund të funksionojë. Duke qenë se ne kemi arritur në kontrollin e plotë të shëndetit tonë nëpërmjet dietës dhe se nuk duhet t’i besojmë ilaçeve, mund të rrezikojmë përfitimin e kombinimit të terapive për të parandaluar ose menaxhuar në mënyrë adekuate sëmundjet dhe për të arritur shëndetin tonë optimal.

Po, mënyra e jetesës mund të parandalojë ose të vonojë shumë probleme, por ekziston vetëm një grup i vogël i probleme që njohim mund të trajtohen ekskluzivisht me ushqim ose ushqyes specifikë, siç janë:

  • Sëmundja e celiakisë kërkon përjashtimin e glutenit. Dietat pa gluten janë bërë mjaft popullore kohët e fundit/
  • Epilepsia që nuk i përgjigjet ilaçeve mund të përmirësohet me një dietë ketogenike në fëmijët.
  • Anomalitë gjenetike që lidhen me metabolizmin e ushqyesve të caktuara, të tilla si fineniloketonuria, trajtohen me përjashtim ose kufizim të rreptë të lëndës ushqyese.
  • Disa alergji kërkojnë që të ndaloni disa lloje ushqimesh që përfshijnë alergjen.

Për çdo gjë tjetër, vetëm ushqimi mund të ndihmojë.

Kur dëgjojmë këshilla se tuke ngrënë në një mënyrë e caktuar do të ndihmojë, parandalojë ose trajtojë një gjendje dhe më pas nuk funksionon, ne mund të ndiejmë faj dhe turp.

Ky mendim pakëson parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve në një arsye të vetme. Ajo injoron çdo gjë tjetër, edhe pse ka shumë faktorë që kontribuojnë në shëndet, duke përfshirë ato që nuk jemi në gjendje të kontrollojmë. Ajo krijon një defekt edhe kur nuk ka një të tillë.

Nuk është dobësi marrja e ilaçeve

Mjekësia mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve kur është e nevojshme. Nëse ne vazhdimisht bombardohemi me mesazhe të tilla që tregojnë se ushqyerja është zgjidhja më e mirë dhe marrja e medikamenteve është një dështim, ne përballemi me dilema se kur kemi bërë zgjidhjen e duhur.

Nëse zgjidhni ilaçe për çfarëdo arsye keni bërë një zgjedhje të mirë.

Është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e dëmshme për të provuar kurimin me ushqim, pavarësisht qëllimeve të mira.

Ndërsa është e vërtetë se ushqimi mund të ndikojë në shëndetin tonë, ai nuk është shërim .

Ushqim është kultura – është dashuria, është gëzimi

Nëse pretendojmë se ushqimi është vetëm lëndë ushqyese ose një mjet për të shëruar sëmundjet, fshijmë historitë, festimet dhe kujtimet.

Duke shpenzuar kohë me miqtë, duke dashur veten dhe duke shijuar ushqimin që dëshironi me njerëzit që doni, ka më shumë gjasa që të keni një jetë të gjatë, më shumë se kur zgjidhni të hani vetëm shëndetshëm.

Krijimi i një kulture se ushqyerja mund të zgjidhë gjithçka mund të çojë në shmangien e ilaçeve nga njerëzit për sëmundje që nuk shërohen ndryshe përveçse kështu.

Lexo edhe: 12 lende ushqyerse qe duhet t’i jepni femijes per te forcuar sistemin imunitar






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X