A mund ta vrasë televizioni jetën tuaj seksuale?

Nëse mendoni se diçka po e prish romancën tuaj, por nuk mund ta përcaktoni atë, fajtori mund të jetë seriozisht televizori juaj.




0 0

Disa studime tregojnë se seksi dhe televizioni nuk janë një kombinim i mirë. Ajo që duhet të bëni është të rigjeni kohën tuaj si çift, në jetën reale sesa në atë virtual.

Shikimi i filmave tuaj të preferuar mund të jetë një ide e mirë për t’u çlodhur pas një dite të gjatë. Por seksi dhe televizioni “kundërshtojnë” njëri-tjetrin.

Nëse televizori në shtëpi duket se po dëmton jetën tuaj në çift, atëherë është koha për të bërë një ndryshim.

  1. Mbajeni televizorin jashtë dhomës së gjumit

Shumë familje kanë një televizor në dhomën e gjumit. Kjo gjë mund t’ju lejojë më shumë kohë private para ekranit, por gjithashtu ju bën të hiqni dorë nga gjërat e tjera që mund të bënit ndryshe me partnerin tuaj, si psh të flisnit apo edhe të bënit seks. Edhe pse mund të jetë e vështirë provoni ta nxirrni televizorin nga dhoma e gjumit në dhomën e ndenies dhe kjo mund t’ju motivojë të bëni dashuri.

  1. Disiplinojeni veten

A jeni një nga ata njerëz që nuk mund të flini nëse TV nuk po punon në sfond? Kjo mund të ketë qenë gjë e mirë kur ishit beqar, por me një partner në krah është jashtëzakonisht jo romantike të shqetësohesh nga zëri i televizorit kur je bashkë. Duhet të bëni të kundërtën, të kënaqeni me bisedat e njëri-tjetrit dhe pastaj lërjani të gjitha spontanitetit.

  1. Gjeni baza të përbashkëta

Nëse ju pëlqen juve opera ndërsa partnerit i pëlqen të shohë lajmet, atëherë gjeni diçka që e shihni të dy. Ndikimi i televizorit në jetën tuaj seksuale bën që ju të përfundoni duke shikuar gjëra që nuk ju afrojnë aspak me njëri-tjetrin. Planifikoni një program që e keni qejf të dy.

  1. Krijoni kohën në çift

Ushqyerja gjatë shikimit të TV është një veprimtari mekanike ndaj së cilës nuk duhet të bëheni skllav. Vendosni një rregull që televizioni të mbetet i fikur kur konsumoni darkën. Shumica e çifteve që nuk shikojnë TV ndërsa hanë, kanë zbuluar se ata jo vetëm që e shijojnë ushqimin e tyre më shumë, por gjithashtu marrin një mundësi të mrekullueshme për të mësuar për ditën e njëri-tjetrit. Është një mënyrë e thjeshtë për tu ndier më të lidhur.

  1. Gjeni një moment për ta fikur

Vendosni për një orë kur televizori duhet të fiket,  në mënyrë që të mund të shijoni kohën së bashku si çift. Nëse e dini paraprakisht që shikimi i televizorit tuaj do të jetë i kufizuar pas një orari të caktuar, atëherë mendja do të krijojë rutinën se çfarë do të ndodhë pas fikjes.

Por pas gjithë këtyre mos harroni:  krijimi i një ekuilibri midis seksit dhe televizorit duhet të jetë një vendim i ndërsjellë që çiftet duhet të marrin.

Lexo edhe: 6 mënyra për ta përmirësuar jetën seksuale pas lindjes së fëmijëve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X