A mund ta perdorim amoksicilinen gjatë gjidhenies?

0 0

Amoksicilina është një medikament i përdorur gjerësisht. Ky atibiotik përdoret për trajtimin e shumë problemeve, infeksioneve në lëkurë, në rrugët urinare dhe për inflamacionin. Inflamacioni i gjirit është një problem i zakonshëm tek gratë që ushqejnë me gji vogëlushët e tyre.

Por a munden këto gra të përdorin amoksicilinën për ta trajtuar atë?

Amoksicilina është një antibiotik që bëhet nga penicilina. Ajo mund të përdoret e vetme apo duke u kombinuar me ilaçe të tjera. Atë mund ta gjeni në forma të ndryshme si tablet, pluhur apo shurup. Zakonisht këshillohet nga mjeku për kurimin e infeksioneve bakteriale, ndërsa te gratë që ushqejnë fëmijët me gji  amoksicilina jepet për të kuruar inflamacionin.

A duhet te frikësohemi nëse amoksicilina ndikon edhe në qumështin e gjirit?

Si shumë ilace të tjera edhe amoksicilina kalon në qumështin e gjirit. Koha kur qumështi i gjirit ka përqëndrimin më të lartë të amoksicilinës është nga 4 deri në 6 orë pas marrjes së këtij medikamenti. Sasia e amoksicilinës që gjendet në qumësht varet nga trupi i gruas. Sasia mesatare e amoksicilines në qumështin e gjirit pas konsumimit të këtij medikamenti nga ana e nënës është 0.5 mg/l

 Por a është e sigurt gjatë gjidhënies?

Amoksicilina konsiderohet e sigurt nga “American Academy of Pediatric”  të cilët e kanë provuar se shëndeti i bebit nuk ndikohesh edhe nëse nëna që e ushqente atë me gji përdorte amoksicilinë.  Ndaj amoksicilina futet tek antibiotikët që mund të përdoren në mënyrë të sigurt edhe gjatë gjidhënies.

Lexoni dhe: Ushqyerja me gji dhe medikamentet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X