A mund ta çoj fëmijën në parashkollor pa bërë 4 vjeç?

0 0

Djali im i vogël bën 4 vjeç këtë vit dhe ne jemi të pasigurt nëse duhet t’a çojmë në parashkollor, apo të presim edhe një vit.

Një fëmijë 4 vjeç, mund të jetë më i vogli në parashkollor, por megjithatë mosha nuk duhet të jetë kriteri i vetëm për të vendosur nëse fëmija është gati për të filluar parashkollorin apo jo.

Ajo që prindërit duhet të vlerësojnë është diçka pak më e thellë dhe më e vështirë për t’u vërtetuar. Duhet të mendoni seriozisht për rritjen sociale-emocionale të djalit tuaj. Kjo ka të bëjë me faktin se sa mirë është ai në gjendje të lidhet me shokët, sa është në gjendje të ndajë interesat me ta, të trajtojë humbjen e një loje, të pranojë dallimet në mendime, të jetë në gjendje të marrë drejtimin nga një mësues, korrigjimet etj.

Deri në kohën kur një fëmijë është gati të fillojë parashkollorin, ai duhet të jetë në gjendje të shprehë ndjenjat e tij me fjalë, jo të qajë, të shtrihet në tokë etj.

Ka dallim shumë të madh mes fëmijëve që shkojnë direkt në shkollë pa bërë parashkollorin. Sepse në shkollë supozohet se fëmija është në gjendje të ulet në vendin e tij, në tavolinë me 2-3 shokë të tjerë, të shkëmbejnë ngjyrat, të dëgjojë mësimet, të ndjeki rregullat e klasës dhe një orar në klasë.

Në parashkollor fokusi është në marrjen e shkathtësive të para leximit dhe shkrimit. Gjithashtu, 80% e ditës së tij është për lojë. Këtu zhvillohet rritja social-emocionale. Nuk është se ka mësime specifike për rritjen sociale dhe emocionale, por fëmijët mësojnë përmes lojës dhe përmes drejtimit të mësuesve për të ndarë gjërat me njëri-tjetirn, për të pritur ose për t’u caktuar një punë etj.

Për t’ju ndihmuar të merrni vendimin tuaj, përgjigjuni këtyre pyetjeve:

A është ai në gjendje të fillojë një bisedë?

A është në gjendje të mbajë një bisedë të shkurtër?

A mund të ulet për disa minuta?

A mund të kërkojë ndihmë?

A mund të shkruajë emrin e tij?

A i flet fjalët saktë shumicën e kohës?

A është fjalori i tij të përshtatshëm për moshën?

Lexo edhe: Koha perpara televizorit i ben femijet me pak gati per kopsht

')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X