A merret koronavirusi nga ushqimi dhe ashensori? Flet mjeku infeksionist Pëllumb Pipero

0 3

Duke qenë se këtë periudhë po përballemi me një të keqe të madhe të panjohur, të shumta janë edhe pyetjet e dilemat në lidhje me të. Ndër shqetësimet më të shpeshta të gjithë qytetarëve është edhe pikëpyetja e madhe nëse koronavirusi mund të merret përmes ushqimeve që potencialisht janë të infektuara me virusin e ri.

Mejku infeksionist Pëllumb Pipero ka një përgjigje për këtë dhe ai qetëson qytetarët duke thënë se: nuk ka asnjë provë që tregon se ky virus mund të merret në rrugë gastrointestinale. Mjeku shpjegon se edhe po të ketë ushqime të infektuara me këtë virus, ato shkojnë në stomak dhe aty virusi asgjësohet nga acidi gastrik, duke eleminuar rrezikun.

Përsa i përket infektimit nga ashensori, mjeku tha se virusi mund të merret nëse dikush fut duart në gojë pasi prek shensoin. Për këtë arsye shmanget futja e duarve në gojë dhe këshillohet larja e shpeshtë me ujë të ngrohtë e sapun për të paktën 20 sekonda.

https://www.youtube.com/watch?v=eEAwK8qa0vc






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X