A jemi vërtet aq lart sa niveli ku kemi ngritur veten, kur jeta na vlen kaq pak?

0 0

Bota e sotme e ka ngritur debatin politik, ekonomik e social në një nivel shumë të lartë ku flasim për rroga bashkëkohore, për implementim të teknologjive që na lehtësojnë punën e përditshme, për mbrojtje të vlerave e trashëgimive kulturore, për reforma  administrative, zgjedhore, në sisitemin e drejtësisë, integrim në institucione gjeo-politike etj. Kjo linjë të krijon perceptimin se standardi ynë i jetesës është pa dyshim mbi normalen dhe pasi kemi të garantuara të drejtat e liritë themelore, mund të mendojmë për të tilla çështje në nivel makro.

…Megjithatë realiteti i një panorame më të gjerë është ndryshe dhe për fat të keq shumë i hidhur. Në një kohë kur flasim për çështje të mëdha politike dhe ekonomike me interes global, në mes të ditës, në vendin me demokracinë më të lartë, një 46-vjeçar humb jetën në duart e uniformave që duhet të garantojnë mbrojtjen e saj.

Një 46-vjeçar i paarmatosur në Minneapolis është kapur nga policia e cila ka ushtruar dhunë mbi të. Pamjet e xhiruara nga kalimtarë të rastit tregojnë personin me ngjyrë teksa thotë “Nuk marr dot frymë”, ndërkohë që polici i bardhë i vendos këmbën në fyt.

Pas ngjarjes së rëndë, ka reaguar kryetari i bashkisë si dhe janë shkarkuar katër efektivë. “Për pesë minuta radhazi shihet që një oficer i bardhë i ka vënë gjurin në qafë këtij burri afrikano-amerikan. Për pesë minuta. Kur dëgjon që dikush thërret për ndihmë, duhet ta ndihmosh. Oficeri dështoi në detyrën më themelore, në sensin njerëzor”, tha kryebashkiaku.

Tashmë në Minneapolis kanë shpërthyer protestat, ndërsa në opinionin publik është i pashmangshëm krijimi i idesë dhe ngritja e pikëpyetjeve të mëdha nëse jeta e një njeriu me ngjyrë ka më pak vlerë se një person i bardhë, nëse demokracia në të vërtetë është kjo që besojmë, nëse njerëzit të cilëve u kemi besuar detyrën të na mbrojnë demokracinë njohin dhe zbatojnë vërtet themelet e patundshme të demokracisë dhe mbi të gjitha a ia vlen e gjithë retorika e debati politik në rang global nëse pikërisht fytyra e shtetit (që duhet të na garantojë mbrojtjen e çdo të dretje) bëhet shkak që të na marrë frymën (në kuptimin e parë të fjalës)?

A jemi vërtet aq lart sa niveli ku kemi ngritur veten, kur jeta na vlen kaq pak?



Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Jonida Vokshi behet nene per...

Prezantuesja shqiptare, Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi, janë bërë prindër për herë të parë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Jonida , e cila ka shpërndarë...

Policia i dhunoi barbarisht djalin,...

Ka disa ngjarje të trishta që mund ta na shenjojnë jetën përgjithmonë, por qëndrimi që mbajmë ndaj tyre, bën diferencën nëse do i lejojmë të na shenjojnë për mirë apo...

Përdorimi i zgjatur i smartfonit...

Përdorimi i shumtë i celularit duket se ka pasoja të rëndësishme në dhimbjen e kokës. Kjo lidhje zbulohet nga një studim indian i botuar në revistën Neurology Clinical Practice. Rezultatet...

Abuzimi me të miturën nga...

Abuzimi seksual me 15-vjeçaren nga roja e shkollës ka marrë gjithë vëmendjen mediatike ditët e fundit. Pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi ka reaguar ashpër në emisionin “Open” në Top Channel,...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X