A jane normale dhimbjet e barkut ne shtatzani?

0 1

Kur je shtatzanë do të fillosh të ndiesh shqetësime kudo në trup dhe nuk do të përjashtohen as dhimbjet e barkut. Ato mund të shfaqen në çdo shtatzani dhe ju duhet të dini se bëhet fjalë për nje fenomen normal deri diku. Kjo ndodh si pasojë e zmadhimit te mitrës dhe spostimit të organeve. Konsiderohen si një nga shenjat e para të shtatzanisë. Në disa gra këto dhimbje janë shumë normale dhe shpesh lidhen me konstipacionin apo fluksin e madh të gjakut në uterus, ndonjëherë nga kontraksionet Braxton-Hicks, etj. Megjithatë në disa raste mund të jenë edhe shenjë e një infeksioni në traktin urinar, shenjë e një aborti, pre-eklampsise apo shqetësimeve të tjera që duhet të diagnostikohen nga mjeku.

Kur dhimbjet e barkut gjate shtatzanise konsiderohen normale?

Gjatë trimestrit të parë janë normale dhe shoqërohen nga djegiet apo shpimet në fund të barkut. Ato shkaktohet nga faktorë te ndryshën dhe një prej tyre është pllenimi i vezës. Gjithashtu edhe zmadhimi i uterusit do të ushtrojë presion mbi organet e tjera duke shkaktuar këto kontraksione. Në këtë rast duhet të përdorni një borsë me ujë të ngrohtë si edhe të bëni masazh në zonën e barkut.

Dhimbjet e barkut ne shtatzani

Dhimbjet e barkut në shtatzani, kur duhet të shqetësohemi? Kur duhet të shkojmë tek mjeku?

Nëse dhimbjet në shtatzani zgjasin më shumë së disa ditë dhe bëhen të forta ju duhet të flisni menjëherë me mjekun tuaj gjinekolog.

Ju duhet të flisni me mjekun apo të shkoni në spital nëse dhimbjet e barkut shoqërohen me:

  • Temperaturë apo të dridhura (ethe) si edhe te vjella;
  • Gjakderdhje apo sekrecione të kuqe me apo pa kontraksione;
  • Dhimbje të mëdha koke;
  • Ndryshime në shikim;
  • Dhimbje apo djegie gjatë urinimit, vështirësi në kryerjen e urinës si edhe gjakderdhje gjatë saj;
  • Lodhje dhe përgjumje e madhe;
  • Keni më shumë se 4 kontraksione në një orë dhe kjo mund të jetë shenjë lindje edhe nëse nuk jeni në kohnë e saj;
  • Dhimbje edhe në fund të shpinës;
  • Rritje të presionit në zonën e legenit;
  • Dhimbe të forta që nuk kalojnë;

Duhet të dini se shkaqet mund të jenë:

Problemet me defekimin dhe gazrat në bark, krampe pas marrëdhënies seksuale, rritje të fluksit të gjakut në uterus, infeksion të traktit urinar.

Në trimestrin e parë dhe të dytë mund të jenë shenjë e një:

  • Shtatzani jashtë mitre;

Dhimbjet e barkut në trimestrin e dyte dhe të tretë.

  • Mund të shkaktohen nga dhimbja e ligamenteve të barkut pas një kollitje, të qeshure, lemze etj;
  • Gjatë një kontraksioni Braxton-hicks;
  • Plasje të placentës;
  • Pre-eklampsisë;
  • Dhimbjeve të lindjes.

Keni pasur dhimbje barku në shtatzani? Cila ka qënë arsyeja e tyre dhe si i keni qetësuar?

Lexoni edhe: Dhimbje barku pas marredhenieve seksuale






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X