A janë gratë shtatzëna më të rrezikuara për t’u prekur nga Covid 19 dhe si ndikon virusi te fetusi?

0 0

Ka gjithnjë e më shumë studime rreth Covid-19 për të kuptuar më mirë sesi sillet virusi SARS-CoV-2 dhe si mund të zhduket plotësisht dhe ka disa hulumtime që synojnë veçanërisht të kuptojnë efektet e Covid- 19 te gratë shtatzëna dhe fëmijët që ato do të lindin.

Dy studime specifike

Dy artikuj të botuar në dy revista, Gazeta Amerikane e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë dhe Ultratingujt në Obstetrikë dhe Gjinekologji, del përkatësisht se gratë shtatzëna rrezikojnë më shumë të infektohen me Covid-19 sesa pjesa tjetër e popullsisë, por për fat të mirë infeksioni Sars-Cov-2 nuk duket se rrit rrezikun e abortit ose vdekjes së të porsalindurve.

Vaksina, përparësi për gratë shtatzëna

Hulumtimi i botuar në Revistën Amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë u krye nga një grup studiuesish nga Universiteti i Uashingtonit në Seattle i mbikëqyrur nga Kristina Adams Waldorf dhe zbuloi se për çdo një mijë gra shtatzëna u zbuluan 14 raste me Covid. Dyfish ato të regjistruara në popullatën e përgjithshme. Duke marrë parasysh të gjithë faktorët ndikues, rreziku i prekjes nga virusi ishte përfundimisht më i madh se 70% për gratë shtatzëna.

“Këto të dhëna sugjerojnë që shtatzënia duhet të konsiderohet një gjendje shëndetësore me rrezik të lartë, dhe për këtë arsye gratë shtatzëna duhet të përfshihen në grupet e popullsisë për t’u vaksinuar kundër Covid-19 si përparësi,” tha Waldorf.

Covid nuk rrit rreziqet për fetusin

Hulumtimi i dytë, ai i botuar në Ultratinguj në Obstetrikë dhe Gjinekologji, u krye nga Imperial College në Londër. Studiuesit shqyrtuan të dhënat e mbledhura midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar midis marsit dhe qershorit 2020 për më shumë se katër mijë gra shtatzëna pozitive, duke zbuluar se infeksioni Sars-Cov-2 nuk duket se ka efekte serioze mbi fëmijën e palindur: ndërsa rriti gjasat e lindjes së parakohshme, në fakt, nuk u gjet asnjë lidhje me një rrezik në rritje të abortit spontan ose vdekjes së foshnjave në javën e parë të jetës.

Në mungesë të të dhënave mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave kundër Covid-19 në shtatzëni dhe gjidhënie, shqetësimi për t’iu nënshtruar një vaksinimi për gratë që po përjetojnë këto periudha të veçanta të jetës është temë e debatit në rang ndërkombëtar. Indikacionet e vendeve të ndryshme parashikojnë që oferta e vaksinimit t’i nënshtrohet një vlerësimi individual të profilit të rrezikut / përfitimit, lehtësuar nga një intervistë informuese me profesionistë të shëndetit.

Lexo edhe: Lajm i mirë për gratë shtatzëna që vaksinohen kundër Covid 19, fëmijët lindin me antitrupa






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X