A janë ëmbëlsuesit artificialë në të vërtetë më të shëndetshëm se sheqeri?

Të gjithë kemi dëgjuar lajmet se sheqeri është i dëmshëm për njerëzit. Sheqeri krijon varësi, mund të çojë në mbipeshë dhe dyshohet se rrit rrezikun e kancerit.




0 0

Nëse do të filloni të hani shëndetshëm, gjëja e parë që duhet të bëni është të ulni sasinë e sheqerit të konsumuar.

Ushqimet sigurisht që nuk do të shijojnë më njësoj dhe mund të zbuloni gjatë kësaj periudhe se ka ëmbëlsues artificialë në vend të sheqerit, që nuk do t’ju lenë që situata t’ju duket si një makth.

Por a janë këta ëmbëlsues më të mirë vërtet se sheqeri dhe a do t’ju ndihmojnë realisht të zvogëloni perimetrin e belit?

Çfarë janë ëmbëlsuesit artificialë?

Ëmbëlsuesit mund të klasifikohen si ëmbëlsues ushqyes ose jo-ushqyes. Ëmbëlsuesit ushqyes japin afërsisht katër kalori për gram dhe shndërrohen në glukozë në trup. Disa shembuj të ëmbëlsuesve ushqyes përfshijnë melasë (shurup që vjen nga panxhari), mjaltë dhe shurup misri.

Këto alternativa nuk janë gjithmonë alternativa më e shëndetshme e sheqerit pasi ato përmbajnë kalori dhe ndikojnë në nivelin e glukozës në gjak – megjithëse mund të kenë përfitime të tjera, si vetitë anti-inflamatore të mjaltit.

Alkoolet e sheqerit si sorbitoli, maltitoli, eritritoli dhe ksylitoli janë derivim i sakarideve (molekulë e thjeshtë sheqeri) që përthithen vetëm pjesërisht në zorrët e vogla duke dhënë një shije të ëmbël, por kanë ndikim të ulët në nivelin e glukozës në gjak dhe shihen si ëmbëlsues jo-ushqyes.

Ëmbëlsuesit jo ushqyes, si kaliumi acesulfame, ciklamati dhe sakarina, janë 30 deri 3000 herë më të ëmbël se sheqeri i tryezës dhe për këtë arsye mund të përdoren sasi të vogla që sigurojnë një shije të ëmbël, por kalori minimale.

A janë ëmbëlsuesit artificialë të sigurt?

Aditivët ushqimorë si ëmbëlsuesit artificialë dhe ëmbëlsuesit e gjallë të marrë nga burimet natyrore duhet t’i nënshtrohen një kontrolli jashtëzakonisht të plotë dhe të kujdesshëm në bazë të Ligjit dhe Rregulloreve për Ligjin e Ushqimit dhe Barnave. Siguria e ëmbëlsuesve testohet në vendet e zhvilluara në një larmi eksperimentesh tek kafshët, me ritme të ekspozimit që tejkalojnë shumë nivelet e pritura të konsumit njerëzor. Ky testim identifikon rrugët e thithjes, metabolizmit dhe sekretimit të ëmbëlsuesve.

Por ndërsa ekzistojnë shumë ëmbëlsues artificialë që janë aprovuar, ka dhe shumë studime që tregojnë se përdorimi afatgjatë i këtyre alternativave nuk është i shëndetshëm. Disa prej këtyre ëmbëlsuesve në disa studime kanë qenë të lidhur me rritjen e peshës, potencialin për të shkaktuar kancer dhe ndikojnë në zhvillimin e hershëm të bebeve gjatë shtatzanisë.

Lexo edhe: Pse kemi neps për sheqer dhe si ta shmangim?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X