A është zemërimi një kërcënim i madh për shëndetin tuaj?

0 0

Një studim thotë se inati dhe zemërimi mund të dëmtojë shumë trupin, edhe më shumë se trishtimi.

Zemërimi mund të rrisë inflamacion, i cili lidhet me probleme të tilla si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe artriti, thanë hulumtuesit. Kjo ndodh sidomos tek moshat më të mëdha.

Zhvillimi i sëmundjeve kronike

“Shumica e njerëzve që rriten në moshë nuk mund të bëjnë më aktivitetet fizike që kanë bërë dikur, mund të përjetojnë humbje të njerëzve të dashur, por edhe mund të zemërohen shumë”, shpjegoi autori kryesor Meaghan Barlow, i Universitetit Concordia në Montreal.

“Studimi ynë tregoi se zemërimi mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve kronike, ndërsa trishtimi nuk ndikon,” shtoi ajo.

Për studimin, u morën nën vëzhgim 226 të rritur në Montreal, të cilët plotësuan pyetësorët rreth kohës që ata ishin të zemëruar apo të trishtuar. Pjesëmarrësit gjithashtu u pyetën nëse kishin ndonjë sëmundje kronike dhe mostrat e gjakut u mblodhën prej tyre për të matur inflamacionin.

Sipas autorit të studimit, gjetjet treguan se “përjetimi i zemërimit çdo ditë ishte i lidhur me nivelet më të larta të inflamacionit dhe sëmundjeve kronike te njerëzit e moshuar, por jo tek ata më të rinj”.

Por inflamacioni nuk kishte lidhje me trishtimin, sipas këtij zbulimi.

Barlow tha se trishtimi mund të ndihmojë të moshuarit të përshtaten me sfida të tilla si rënia fizike dhe mendore, sepse ai mund t’i ndihmojë ata të çlirohen nga kryerja e gjërave për të cilat nuk kanë më mundësi.

Një emocion energjik

Emocionet negative, ku përfshihet edhe zemërimi, nuk janë gjithmonë të këqija dhe mund të jenë të dobishme në rrethana të caktuara.

Zemërimi është një emocion energjik që mund të ndihmojë duke motivuar njerëzit që të ndjekin qëllimet e jetës.

Zemërimi mund të ndihmojë njerëzit për të kapërcyer sfidat e jetës dhe humbjet që kanë të bëjnë me moshën dhe kjo mund t’i mbajë ndonjëherë ata më të shëndetshëm. Zemërimi bëhet problematik për të moshuarit.

Por terapia mund t’i ndihmojë të rriturit dhe sidomos të moshuarit të mbajnë zemërimin nën kontroll duke rregulluar emocionet e tyre ose duke u ofruar atyre strategji për të menaxhuar ndryshimet fizike dhe mendore të lidhura me plakjen, thanë autorët e studimit.

“Nëse ne kuptojmë më mirë se cilat emocione negative janë të dëmshme, jo të dëmshme apo edhe të dobishme për njerëzit e moshuar, ne mund t’u mësojmë atyre se si të përballojnë humbjet në një mënyrë të shëndetshme”, tha Barlow.

Lexo edhe: Si ta kontrolloni zemerimin: 25 keshilla per t’ju ndihmuar te qendroni te qeta






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X