A është shpërqëndrimi shenjë e Covid-19?

0 0

A mund të jetë shpërqëndrimi një shenjë e COVID-19? Një studim i ri në JAMA Network Open ka trajtuar këtë çësthje. Studimi, i botuar më 19 nëntor, zbuloi se 28% e pacientëve më të vjetër COVID-19 në shtatë departamente të urgjencës amerikane ishin në një gjendje të hutuar mendore, gjë që i vendos ata në rrezik më të lartë të shtrimit në reanimacion dhe për fat t ëkeq të humbjes së jetës.

Kur ekipi hulumtues në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts analizoi të dhënat e 817 pacientëve me COVID-19 të moshës 65 vjeç e lart, shpërqëndrimi ishte simptoma e gjashtë më e zakonshme dhe ishte një simptomë kryesore në 16% të pacientëve. Gjithashtu, 37% e pacientëve me këtë gjendje mendore nuk kishin asnjë nga simptomat më tipike të COVID-19, të tilla si temperaturë ose vështirësi në frymëmarrje.

Një studim i mëparshëm për COVID-19, botuar në Neë England Journal of Medicine, mbështeste lidhjen mes kësaj simptome dhe kornovarisuit. Studimi vlerësoi se shkalla e shpërqëndrimit mendor midis pacientëve me COVID në kujdes intensiv ishte 65%, duke menduar se kjo simptomë mund të rritet nga izolimi (si masë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes).

Çfarë lloj shpërqëndrimi) është një simptomë e mundshme COVID-19?

Klinika Cleveland përkufizon shpërqëndrimin si “konfuzion i papritur ose një ndryshim i papritur i gjendjes mendore”. Personi mund të duket i çorientuar ose i shpërqendruar dhe mund të ketë vështirësi të mendojë qartë ose të kushtojë vëmendje. Por, kjo gjendje nuk duhet të ngatërrohet me çmendurinë.

Sipas Klinikës Mayo, konfuzioni mendor zakonisht shkaktohet nga sëmundja akute ose toksiciteti i ilaçeve dhe është i përkohshëm dhe shpesh i kthyeshëm. Nga ana tjetër, çmenduria zakonisht shkaktohet nga ndryshime anatomike në tru, ka fillim më të ngadaltë dhe zakonisht është kronike ose progresive.

Shpërqëndrimi si simptomë COVID-19 duket se godet më shpesh të moshuarit

Konfuzioni mund të jetë një shenjë e COVID-19, veçanërisht tek njerëzit e moshuar. Megjithëse COVID-19 është një sëmundje e re, ajo tregon se raportet e simptomave neurologjike gjatë epidemive të mëparshme të koronavirusit mund të ofrojnë një hartë për komplikime të mundshme neurologjike, për shkak të shumë karakteristikave të përbashkëta në këtë familje të viruseve.

Çfarë të bëni nëse vëreni konfuzion tek dikush që mund të ketë COVID-19?

Megjithëse Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) nuk përfshijnë shpërqëndrimin në listën e tyre të simptomave të raportuara për COVID-19, “konfuzioni i ri” cilësohet si një shenjë paralajmëruese emergjente për sëmundjen. Sipas këshillave të mjekëve, nëse e zbuloni këtë tek dikush, duhet të telefononi  127 ose mjekun tuaj të familjes.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X