Më ndodh shpeshherë të shikoj djalin tim që të luajë një mënyrë disi të dhunshme gjatë zhvillimit të disa lojërave ku forca fizike mund të ketë një rol domethënës. Por a janë normale këto veprime për një fëmijë?
Është krejtësisht e natyrshme që fëmija juaj të luajë në një mënyrë të ashpër. Kjo lloj loje është veçanërisht e zakonshme në mesin e djemve, edhe pse është e shëndetshme dhe normale edhe tek vajzat.
Është e kuptueshme nëse doni ta mbroni fëmijën tuaj nga lëndimi, por ndërhyrja në lojën e tij mund ta irritojë. Për sa kohë që të gjithë fëmijët e përfshirë janë duke e shijuar atë, një mënyrë e tillë loje ka përfitimet e veta.
Kjo lloj “lufte” e ashpër e fëmijës e ndihmon fizikisht atë për zhvillimin e forcës dhe koordinimit si dhe ndihmon imagjinatën e tij. Gjithashtu e ndihmon atë të mësojë rreth ndërtimit të miqësive.
Vetëm sigurohuni që fëmijët luajnë në mënyrë të sigurt dhe në një vend ku ata nuk mund të dëmtojnë veten apo shokët.
Mundohuni të mos hyni shumë shpesh, por mbani një sy për t’u siguruar se gjithçka shkon mirë, apo nëse mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj.
Mos harroni se jo të gjithë fëmijët duan të luajnë kështu. Kurrë nuk duhet ta detyroni një fëmijë të ushtrojë forcë në lojë nëse nuk dëshiron.
Madje nëse duken shumë të shqetësuar lidhur me lojra të tilla, ndihmojeni atë duke u angazhuar ju vetë për të luajtur së bashku diçka që atij i pëlqen.
Respektoni dëshirat e fëmijës, por nëse e teprojnë me lojën e ashpër, duhet patjetër ta ndaloni. Kjo do t’i mësojë atij gjithashtu të respektojë kufijtë.
Lexo edhe: Femija im eshte shume agresiv, si te veproj?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu