A është normale që fëmija të mos urinojë për 6 orë?

0 1

Djali im 18 muajsh nuk ka urinuar për 6 orë, a është normale? A mund të ketë ndonjë problem edhe pse duket mirë?

A është normale të mos urinojë fëmija për 6 orë?

Është normale që një nënë të shqetësohet nëse fëmija kalon 6 orë pa urinuar gjatë ditës, ndërsa gjatë natës nëse nuk ushqehet kjo kohë pa urinuar nuk duhet të përbëjë shqetësim.

Udhëzimi i përgjithshëm për foshnjat më të mëdhenj se një vjeç është se mosurinimi  për 12 orë është një shenjë e dehidratimit, ndërsa për foshnjat më të vegjël se aq, 6 orë me një pelenë të thatë është një shenjë e dehidratimit.

Prandaj, nëse i referoheni udhëzimeve mjekësore, fëmija juaj nuk ka ndonjë problem  sepse është 18 mujash dhe ka kaluar vetëm 6 orë pa urinuar. Megjithatë, prindërit i njohin më mirë se kushdo fëmijët e tyre dhe i dallojnë kur ndryshimet tek ata janë shumë të mëdhaja.

Disa gjëra që duhen marrë parasysh, për të vlerësuar situatën:

  • A ka ngrënë dhe pirë si zakonisht gjatë këtyre orëve?
  • Kur ka urinuar, a ishte urina me ngjyrë të zbardhur dhe me një erë të butë? Nëse urina duket më e koncentruar, e errët dhe me erë të mprehtë, atëherë djali juaj thjesht duhet të pijë më shumë ujë.
  • A tregon ai ndonjë shenjë se po e mban vetë urinën? Ndoshta nuk e bën sepse ka dhimbje po ta bëjë.
  • A ka temperaturë, ose ndonjë shenjë sëmundjeje, që mund të jetë tregues i një infeksioni të traktit urinar?
  • Nëse nuk tregon shenja të tjera sëmundjeje, mos u shqetësoni shumë, por ofrojini sa më shumë ujë dhe lëngje.

Nëse fëmija juaj duket i sëmurë, duket se është në ndonjë lloj dhimbjeje, nuk ha apo pi, ka ethe, urinë me erë të keqe ose shenja të gjakut në urinë e tij, kontaktoni me mjekun.

Lexo edhe: Duhet te njoftoni mjekun nese bebi juaj…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X