A është normale që fëmija im të pijë ujë gjatë dushit?

0 1

Po. “Shumë prindër thonë se foshnja e tyre pi ujë kur lahet”, shprehet pediatrja Tanya Remer Altmann, për “The Wonder Years”. Altmann thotë se nënat nuk duhet të shqetësohen rreth kësaj sjelljeje.

“Unë kurrë nuk kam parë një fëmijë të sëmuret nga pirja e ujit gjatë larjes – edhe pse fëmijët ndonjëherë urinojnë në vaskë”, sqaron ajo.

Pirja e ujit me sapun mund të shkaktojë dhimbje barku dhe, nëse fëmija juaj ka pirë shumë mund të ketë edhe të vjella. Por kjo është e vështirë të ndodhë pasi shumica e fëmijëve e pështyjnë ujin sapo e shohin që ai ka një shije të pakëndshme me sapun. Dhe sasia e sapunit që fëmija juaj në të vërtetë do të gëlltisë është shumë e vogël duke marrë parasysh sa ai është holluar në ujin e vaskës.

Edhe nëse sapo keni pastruar vaskën me zbardhues ose një pastrues tjetër, uji nuk paraqet kërcënim.

Sasia e kimikateve që përdoret për të pastruar një vaskë – e cila zakonisht shpëlahet mirë disa herë dhe pastaj mbushet me ujë – është më pak e rrëzikshme sesa uji që gjendet nëpër pishina.

Është mirë që fëmija të mos lejohet që të pijë ujë direkt nga rubineti që derdh ujë në vaskë. Kjo për shkak se nëse për shembull jetoni në një shtëpi të vjetër, plumbi që përmban sistemi juaj i tubave mund të rrjedhë direkt nga uji tek fëmija. Gjithashtu uji nga rubinetët e nxehta ka më shumë gjasa të përmbajë nivele më të larta të plumbit sesa uji nga rubinetët e ftohta. (Asnjë sasi e plumbit nuk është e sigurt për të pirë.)

Për t’i larguar fëmijës vëmendjen nga uji që do të pijë vendosini shumë lodra në vaskë.
Ose mund t’i bëni një lëng frutash dhe mund ta mësoni fëmijën tuaj me një aftësi të re. Dushi mund të jetë vendi ideal për të mësuar fëmijën tuaj të pijë një lëng.

Jepini ujë të filtruar (të pastër) dhe të ftohtë në një enë të pathyeshme dhe lëreni fëmijën tuaj të pijë.

Merrni këshilla për sigurinë në vaske, zbuloni se kur mund ta bindni fëmijën tuaj të pijë lëngje në vaskë dhe shikoni edhe se çfarë nënat e tjera thonë për fëmijët e tyre që pijnë ujë gjatë dushit.

Lexo edhe: Sa ujë duhet të pini sipas gjinisë dhe moshës?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X