A është momenti për t’i trajtuar sheqernat njëlloj si duhanpirjen?

0 0

Gjatë dekadës së fundit, pirja e duhanit është bërë e margjinalizuar dhe stigmatizuar.

Qeveritë e vendeve kanë marrë masa të ndryshme për të ndaluar njerëzit nga ky zakon, përfshirë edhe masat që janë marrë për të shkruar mbi paketimet e cigareve “Duhani vret”.

Dhe ka shenja se edhe sheqernat do të përfundojnë në të njëjtën mënyrë. Ka me qindra studime që ngrenë dyshimin se sheqeri mund të jetë shkaktar i sëmundjeve kancerogjene, veç ajrit që thithim.

Pijet me sheqer në SHBA tatohen më shumë dhe së fundmi një institut udhëheqës ka sugjeruar edhe që ëmbëlsirat, ushqimet dhe pijet e ëmbla duhet të futen në paketime të thjeshta për t’i bërë ato më pak tërheqëse, duke pasur parasysh konsumimin e tepërt të gjërave të ëmbla.

Thirrja është bërë nga Instituti për Hulumtime të Politikave Publike (IPPR) në një raport të ri.

Drejtori i IPPR Tom Kibasi beson se kjo gjë mund të bëjë një ndryshim real.

“Paketimi i thjeshtë do të na ndihmonte të gjithëve për të bërë zgjedhje më të mira dhe për të reduktuar  fuqinë e sheqernave”, tha ai.

Për këtë arsye ai mendon se dëshiron që qeveritë të marrin masa të tjera dhe të ndalojnë reklamat e ushqimeve me sheqer.

Industria e sheqernave ka dalë kundër lëvizjes

Industria e sheqernave ka reaguar shpejt ndaj këtyre deklaratave duke argumentuar se marka dhe paketimi është një “liri themelore komerciale”.

Ata që janë pro kësaj lëvizje pretendojnë që të arrihet ambicia për të përgjysmuar normën e obezitetit tek fëmijët deri në vitin 2030.

Paketimi i thjeshtë dhe pa zbukurime do të ishte një hap radikal që do të shndërronte botën tonë dhe qëndrimin që kemi ndaj ëmbëlsirave.

Njëlloj si të gjitha cigaret duhet të shiten në ambalazhe të gjelbërta me paralajmërime shëndetësore edhe ëmbëlsirat pretendohet që të shiten me paralajmërime.

Por ajo që është e qartë nga dekada e fundit është se gjasat që kjo të ndodhë nuk janë shumë të shpejta.

Disa vite më parë aktivistët e shëndetit dhe personazhet akademikë po shtynin dhe nxitnin ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike. Masa të tilla u morën edhe në Shqipëri 5 vite më parë.

Sipas studimeve në Angli kjo nismë ka funksionuar pasi normat e pirjes së duhanit kanë rënë me një të tretën në pak më shumë se 10 vjet.

Edhe provat nga Australia (shteti i parë që futi paketimin e thjeshtë për produktet e duhanit), kanë treguar se një e katërta e reduktimit të pirjes së duhanit ka ardhur vetëm nga këto masa që u përmendën më sipër.

Ndërsa gjithnjë e më shumë obeziteti dhe sëmundjet po lidhen me sheqerin, pritet që këto masa të merren edhe për këtë produkt.

Lexo edhe: 6 gjërat e mira që do t’i ndodhin trupit tuaj kur të hiqni dorë nga sheqeri






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X