A është i sigurt përdorimi i vajrave esencialë gjatë shtatzanisë?

0 0

Gjatë periudhës së shtatzanisë është më mirë të tregoheni të kujdesshme me përdorimin e vajrave esencialë. Disa prej tyre janë të sigurt për tu përdorur, përsa kohë që keni një shtatzani të qetë, pa problem shëndetsore. Gjithasesi këshillohet të përdoren me kujdes dhe në sasi të kontrolluar.

Vajrat esencialë janë substanca shumë të përqendruara të nxjerra nga bimët, të përdorura në aromaterapi. Vajrat përmbajnë kimikate që mund të thithen në trupin tuaj.

Ju mund t’i thithni ato në mënyra të ndryshme:

  • Përmes lëkurës suaj. Vajrat esencialë mund të hollohen me një bazë ose vaj për masazh, ose të hidhen në një banjë të ngrohtë.
  • Përmes sistemit tuaj të frymëmarrjes, kur merrni frymë. Vajrat esencialë mund të futen në avull për të lëshuar pikat në ajër.

Ende nuk ka hulumtime të mjaftueshme për të thënë se si vajrat esencialë prekin foshnjat në barkun e nënës. Çdo gjë që merrni në trupin tuaj mund të arrijë tek fëmija dhe është e mundur që gjurmët e vajrave të mund të kalojnë placentën. Kjo është arsyeja pse është më mirë të tregoheni të kujdesshme dhe të bisedoni me mjekun ose maminë tuaj përpara se të përdorni vajra esencialë.

Sidoqoftë, për shumë nëna në pritje, aromaterapinë dhe masazhi janë të dobishme veçanërisht për:

  • të përzierat;
  • dhimbjen e shpinës;
  • kyçin e fryrë të këmbëve;
  • ankthin.

Nëse dëshironi të rezervoni një masazh me aromaterapi, sigurohuni që terapisti juaj të jetë i trajnuar në trajtimin e grave shtatzëna.

Barku nuk duhet të masazhohet në tremujorin e pare: disa terapistë nuk do i trajtojnë fare gratë gjatë kësaj kohe. Nëse dëshironi të përdorni vajrat esencialë në shtëpi, mund të prisni deri në tremujorin e dytë.

Sigurohuni që të blini vajra me cilësi të lartë nga një furnizues i besueshëm.

Pastaj merrni masat paraprake të mëposhtme:

  • Gjithmonë holloni vajin esencial me një vaj tjetër. Vaji i rrushit ose vaji i bajames së ëmbël mund ta kryejnë shumë mirë këtë funksion. Përzieni një pikë me të paktën një lugë çaji (5ml) të një vaji bazë përpara se ta lyeni atë në lëkurën tuaj.
  • Mundohuni të mos përdorni një vaj të veçantë për një periudhë të gjatë kohore, si për shembull në një frekuencë çdo ditë për disa javë rresht.

Vajërat që mund të jenë të sigurt për përdorim në shtatzani:

Për sa kohë që shtatzënia juaj po shkon mirë, ndoshta është mirë që ju të përdorni:

  • vaj të luleve të limonit;
  • vaj mandarine;
  • vaj kamomili;
  • vaj livande;
  • vaj menteje.

Ka shumë konfuzion në lidhje me sigurinë e vajit esencial të livandës në shtatzani. Kjo për shkak se kjo bimë mund të përdoret për të rregulluar periodat. Rrini të qeta se kjo nuk do të thotë që përdorimi i këtij vaji në shtatzani do të rrisë rrezikun e abortit.

Vajra që nuk janë të sigurt për t’u përdorur në shtatzani:

Mos përdorni vajrat esencialë të mëposhtëm gjatë shtatzanisë:

  • vaj borziloku;
  • vaj dafine;
  • vaj sherebele;
  • vaj dëllinje;
  • vaj trumze;
  • vaj kanelle.

Në disa rrethana, është më mirë të mos përdorni vajra esencialë fare. Mos përdorni vajra nëse:

  • Keni një histori aborti.
  • Keni pasur ndonjë gjakderdhje vaginale në këtë shtatëzani.
  • Keni epilepsi.
  • Keni probleme me zemrën.
  • Keni diabet, probleme të koagulimit të gjakut ose keni sëmundje të tiroides, mëlçisë ose veshkave.
  • Po merrni antibiotikë ose antihistaminë, pasi vajrat mund të ndërhyjnë në mënyrën e funksionimit të ilaçeve.

Lexo edhe: Si të përballoni dhimbjen e nervit shiatik gjatë shtatzanisë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X