A eshte e vertete qe femija e shpreh karakterin e tij qe ne barkun e nenes

0 0

Disa fëmijë tregohen shumë të lëvizur ndërsa janë në barkun e nënës, aq sa në disa raste mund ta lëndojnë atë. Nisur nga kjo, disa nëna mendojnë së janë duke sjellë në jetë një fëmijë që vetëm do të grindet dhe do të qajë. Por, këto dy gjëra nuk shkojnë bashkë, pasi shumë fëmijë që nuk kanë qëndruar një minutë pa lëvizur në bark, kur vijnë në jetë tregojnë se janë komplet e kundërta.
Shpesh shprehitë e fëmijës në barkun e nënës nuk janë tregues të karakterit të tij, por mund të jenë tregues të jetës së nënës. Sipas disa studimeve që janë bërë është provuar se rritja e adrenalinës ka një ndikim të madh tek fetusi dhe nëse nëna do të përjetojë një situatë stresuese, këtë do ta ndiejë dhe fëmija, kjo pasi hormoni i stresit do të përcohet tek fëmija nëpërmjet kordonit ombelikal. Cilat do të jenë pasojat? Një tërmet brenda barkut të nënës!

Fëmijët e ndjeshëm

Disa fëmijë tregojnë qysh në barkun e nënës se janë të ndjeshëm ndaj atyre që ndodhin në ambientin ku nëna jeton. Mund të ndodhë që fëmija të qëndrojë me orë ose ditë i “fshehur” në cepin më pak të dukshëm të barkut të nënës dhe duke mos bërë asnjë lëvizje. Çdo ndjesi e mirë ose e keqe përjetohet edhe nga fëmija.
Disa studime gjermane kanë vërtetuar se faktorët e jashtëm kanë ndikim mbi fetusin, sipas të cilëve dëgjimi i muzikës klasike nga nëna do të sjellë qetësimin e fëmijës, i cili do t’i ngadalësojë lëvizjet e tij, bashkë me to do të ulet edhe frekuenca kardiake.
Nëna duhet të përpiqet të kuptojë arsyen pse fëmija lëziv më pak ose aspak, dhe nëse e shikon që ato janë qetësuar si pasojë e dëgjimit të muzikës klasike, nuk duhet të konsiderohet si një problem. Në të kundërt nëna duhet të takohet me gjinekologun.

Fëmijët kokëfortë

Ndodh që shumë fëmijë të tregohen kokëfortë qysh në shtatëzani. Për shembull kur nëna është e lodhur ata preferojnë të fillojnë të lëvizin pafund, dhe kështu, lamtumirë gjumë! Ose për shembull të vendosin të fshihen në atë cepin e thellë të barkut, ndërsa babai është duke prekur barkun me dorë.

Hormoni që favorizon gjumin e nënës dhe zgjimin e fëmijës

Nuk është e sigurt që fëmijët të cilët janë kokëfortë në barkun e nënës të jenë kokëfortë edhe pas lindjes. Pagjumësia e këtyre fëmijëve ndërsa nëna fle, lidhet me hormonin e kortizonit të nënës. Ky hormon favorizon gjumin e nënës dhe zgjimin e fëmijës. Ky fakt ju paralajmërron që të mos çuditeni nëse ndodh që në momentin që ju do të shkoni për të fjetur fëmija të fillojë të lëvizë pafund.

Lexoni edhe: Ora e lindjes tregon me shume per karakterin e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X