A është e rrezikshme ta mbani jashtëqitjen?

0 0

Ndoshta nuk ju pëlqen të shkoni në një banjë publike, apo në tualetin e punës, kështu që ju vendosni të mos shkoni në banjo derisa të keni komoditetin e tualetit të shtëpisë suaj.

Por a është kjo një ide e mirë?

Rreth 75% e jashtëqitjeve tuaja është ujë, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga bakteret  e vdekura që ndihmojnë tretjen e ushqimit, bakteret e gjalla, proteina, ushqim i patretur, mbeturinat nga ushqimi, yndyra, kripëra dhe substanca të lëshuara nga zorrët dhe mëlçia.

Sasia e ujit në jashtëqitjen tuaj ndryshon në varësi të kohës që ajo qëndron në zorrë, pasi sa më shumë kohë të kalojë aq më pak ujë do të mbetet jashtëqitje. Sipas gastroenterologistëve ngjyra ideale e jashtëqitjes është ajo e çokollatës së shkrirë si dhe i gjithë veprimi i jashtëqitjes duhet të realizohet pa problem dhe pa sforcim (ose pothuajse pa sforcim).

Pse nuk është ide e mirë ta mbani jashtëqitjen?

Injorimi i nevojës për të shkuar në tualet mund të sjellë kapsllëk.  Nervat në rektum mund të dëmtohen dhe të përgjigjen në mënyrë të papërshtatshme për jashtëqitjen që ndodhet në zorrë dhe truri juaj nuk do t’i përgjigjet më dëshirës për të shkuar në banjo.

Nga kjo mund të rrezikoni për një reaksion të zorrës së trashë, e kjo do ta bënte rektumin tuaj të pandjeshëm aq sa ju të mos e kuptoni se kur e keni këtë nevojë.

Në raste të rënda kjo mund të shkaktojë probleme me urinimin dhe dhimbje gjatë seksit tek gratë.

Mbajtja e jashtëqitjes mund të sjellë probleme edhe me rrjedhjen e gjakut në këtë zonë në të ardhmen. Zorrët mund të rimodelohen me kalimin e kohës. Ndërsa mbajtja e gazrave nuk është aq e keqe, sepse ato janë ajri që duhet të lirohet.

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse përpiqeni ta mbani jashtëqitjen?

  • Kur kalojnë disa orë. Së pari mund të ndjeni ndonjë presion në bark. Disa njerëz e përshkruajnë atë si shtrëngim të barkut, ndërsa disa njerëz kanë më shumë urgjencë.
  • Gjashtë orë më vonë. Në këtë pikë, trupi juaj fillon të ndikojë në jashtëqitjen tuaj, gjë që nuk është e mirë – trupi juaj thith më shumë ujë nga jashtëqitja, gjë që e bën atë më të vështirë për të dalë jashtë.
  • 12 orë më vonë. Sa më gjatë të qëndrojë jashtëqitja juaj pa dalë jashtë aq më e vështirë bëhet që ky proces të ndodhë. Deri tani barku juaj mund të ketë qenë I sheshtë por pastaj fillon të fryhet nga presioni I rritur. Nëse ju shkoni në banjo në këto moment mund të keni lodhje dhe gjakderdhje nga anusi.
  • 12 ose më shumë orë më vonë. Nuk ka pasur raste kur dikush mund të ketë vdekur nga mbajtja e jashtëqitjes por sa më shumë orë kalojnë aq më e fortë bëhet ajo. Nëse nuk mund të shkoni menjëherë në banjo sapo e ndieni për të shkuar, bëheni prioritet në orët e mëvonshme.
Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X