A eshte e mundur te parandalojme autizmin gjate shtatzanise

0 0

Në momentin që testi i shtatëzanisë rezulton pozitiv prindërit përpiqen ta mbrojnë sa më shumë shëndetin e fetusit që po rritet brenda barkut të gruas. Një faktor rreziku për fëmijën është edhe autizmi i cili prek 1 në 68 fëmijë. Sipas disa studimeve ky është një çrregullim që zhvillohet tek fëmija që para lindjes së tij. Një studim i bërë nga “New England journal of medicine” ka gjetur ndryshime në trurin e fëmijës me autizëm që në trimestrin e dytë të shtatëzanisë, por ndërkohë studiuesit nuk kanë qënë në gjendje të gjejnë shkaktarin e drejtpërdrejtë. Ata mendojnë se ky çrregullim krijohet nga kombinimi i faktorëve gjenetikë dhe ambientalë. Sipas tyre në disa raste faktor kryesor rreziku mund të jetë ai gjenetik dhe në disa raste të tjera ai ambiental, duke theksuar që në më të shumtën e rasteve faktor rreziku bëhet kombinimi i të dyjave.
Edhe pse prindërit nuk e kanë në dorë të ndryshojnë faktorin gjenetik, mund të bëjnë diçka për të përmirësuar efektin e atij ambiental. Por gjithsesi nuk mund t’i referohemi një mbrojte absolute ndaj faktorëve ambientalë.
Kujdes me ekspozimin ndaj ndotjeve të ajrit gjatë shtatëzanisë
Ndoshta një nga faktorët më të rrezikshëm ambientalë është ndotja atmosferike ndaj së cilës gruaja është e ekspozuar. Sipas një studimi të bërë në Harvard, është nxjerrë konkluzioni se gruaja që është mjaft e ekspozuar ndaj ndotjeve atmosferike, sidomos gjatë trimestrit të tretë të shtatëzanisë, është dyfish më e rrezikuar për të lindur fëmijë me autizëm. Sa më i madh të jetë ekspozimi aq më i madh do të jetë edhe rreziku. Megjithatë kjo mendohet se është vetëm një anë e medaljes, pasi mendimet më të shumta lidhen me dyshimet që me të drejtë ngrihen rreth faktit se kujt elementi i referohemi nëse flasim për rrezikun që paraqet ndotja e mjedisit, duke qënë se kjo çeshtje përmbledh brenda vetes qindra elemente kimikë. Disa mënyra për t’u mbrojtur nga ndotja atmosferike janë: ushtrimi i aktivitetit fizik jashtë zonave me trafik të rënduar, ushtrimi i aktivitetit fizik në ambiente të mbyllura, mbushja e serbatorit me gaz në mbrëmje.
Evitoni kimikatet toksike
Duket se një tjetër faktor rrëziku për fëmijën është edhe ekspozimi i nënës ndaj disa kimikateve toksike gjatë shtatëzanisë. Disa studime e kanë lidhur autizmin me ekspozimin e lartë ndaj ndotjeve të shkaktuara nga trafiku, ekspozimi ndaj disa metaleve të caktuara, pesticideve. Është shumë e drejtë që nëna të ndihet konfuze përsa i përket listës së kimikateve toksike ndaj të cilave duhet të tregojë kujdes, kryesisht ndaj atyre që ndodhen në ndezësit e zjarrit, në plastikë si edhe në produktet kozmetike. Evitoni përdorimin e ushqimeve në kuti, evitoni pirjen e ujit në shishe plastike dhe alumini, dhe qëndroni larg produkteve të higjenës personale, të cilat kanë në listën e përbërësve të tyre parfumin.
Kontrolloni medikamentet tuaja
Studiuesit kanë gjetur lidhje të forta midis autizmit dhe përdorimit të disa medikamenteve të caktuara në shtatëzani, si për shembull anti-depresivët, edhe pse nuk është bërë ende e qartë nëse faktori i vërtetë i rrezikut janë medikamentet apo vetë depresioni i nënës. Ndërkohë, sipas Journal of America medical association, ka treguar se përdorimi i medikamenteve që trajtojnë epilepsinë dhe sëmundjet nervore rrisin rrezikun e shfaqjes së autizmit. Për këtë arsye nëna gjatë shtatëzanisë duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun, sidomos nëse bëhet fjalë për marrjen e një medikamenti të caktuar.
Rrisni distancën midis shtatëzanive
Një studim i bërë nga Journal of America academy of child & adolescent psychiatry, ka zbuluar se shtatëzanitë me një diferencë prej 2-5 vitesh nga njëra-tjetra janë më pak të rrezikuara për të lindur fëmijë me autizëm. Studiuesit pohojnë se fëmijët e ngjizur në më pak se 12 muaj nga lindja paraardhëse, janë rreth 50% më të rrezikuar ndaj autizmit krahasuar me fëmijët e ngjizur pas 2-5 vitesh nga lindja paraardhëse, edhe pse nuk ka ende një shkak të qartë pse ndodh kjo. Megjithatë duhet të keni parasysh se rreziku i shfaqjes së autizmit rritet me rritjen e moshës së prindërve.
Mos e neglizhoni acidin folik
Flisni me mjekun tuaj në lidhje me përdorimin e acidit folik. Disa studime tregojnë se marrja e tij në sasi jo të mjaftueshme qoftë me anën e suplementeve apo edhe me anën e ushqimeve, mund të jetë një faktor rreziku për autizëm. Gruaja shtatëzanë duhet të marrë 400-800 mcg acid folik në ditë.
Kujdesuni për shëndetin tuaj
Shëndeti i gruas gjatë shtatëzanisë është shumë i rëndësishëm. Sipas disa studimeve, gratë të cilat kanë probleme serioze shëndetësore, gjendje e cila kërkon shtrim në spital janë më shumë të rrezikuara ndaj autizmit. Një faktor rreziku do të jenë edhe infeksionet që gruaja mund të ketë, të cilat rrisin rrezikun e zhvillimit të një shqetësimi të spektrit të autizmit tek fëmija. Gruaja duhet të përpiqet të ketë një shëndet të mirë, kryesisht duke u kujdesur për dietën e saj ushqimore, duke marrë vitaminat prenatale në mënyrë shumë korrekte, duke evituar ekspozimin ndaj medikamenteve të tepërta etj. Sipas Journal of America medical association, edhe diabeti gestacional i shfaqur nga java e 26 e shtatëzanisë ëshë një faktor rreziku për autizmin.
Duhet të dini se deri tani të gjithë faktorët e mësipërm nuk janë vërtetuar se janë shkaktarët direktë të autizmit, por gjithsesi konsiderohen faktorë shumë potencial rreziku!

Lexoni dhe: Autizmi dhe skizofrenia, mbrojtja fillon që në barkun e nënës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X