Gjumi është një moment shumë delikat. Por a është gjithmonë e nevojshme që të ketë heshtje absolute, ose a mund të flejë i porsalinduri me pak zhurmë? Në të vërtetë, nuk ka përgjigje një të vetme: varet nga fakti nëse po fle gjatë ditës apo natës dhe nga karakteri i foshnjës.
Gjatë ditës mund të ketë zhurma
Në përgjithësi, sa i përket gjumit gjatë ditës, pediatrit këshillojnë që të mos e mësoni të porsalindurin të flejë në heshtje absolute. Fëmija, në fakt, duhet të mësojë të dallojë ditën nga nata dhe zhurmat normale të prodhuara nga anëtarët e tjerë të familjes në kryerjen e veprimtarive të përditshme ndihmojnë në këtë drejtim. Kur ta vendosni fëmijën të flejë, nuk keni nevojë të fikni televizorin, të hiqni pajisjet nga priza ose të flisni me zë të ulët.
Në mbrëmje relaksimi duhet të jetë më i plotë
Në mbrëmje, nga ana tjetër, është e rëndësishme që gjumi që jetë sa më i qetë. Në orët që i paraprijnë gjumit, është mirë të kufizoni zhurmën dhe të ulni ndriçimin, në mënyrë që t’i jepni fëmijës një mënyrë për t’u çlodhur dhe për të kuptuar se do të vijë koha për ta vënë në gjumë. Sapo i porsalinduri të jetë në krevat, duhet të ketë heshtje absolute në dhomën e tij të gjumit.
Çdo fëmijë është një rast në vetvete
Megjithatë, duhet të konsiderohet se çdo fëmijë është një rast i veçantë. Ka fëmijë që janë në gjendje të flenë madje edhe në vende të mbushura me njerëz dhe të zhurmshëm dhe të tjerë që bezdisen edhe nga zhurma më e vogël.
Megjithëse prindërit që nga ditët e hershme mund ta mësojnë fëmijën e tyre të flejnë në kushte të caktuara, duhet të keni parasysh se fëmija mund të ketë preferenca.
Lexo edhe: Si ta mesojme bebin qe te fleje vete? Keshilla te vlefshme
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu