A është 43 vjeç shumë vonë për të ngelur shtatzënë?

0 0

A është 43 vjeç shumë vonë për të ngelur shtatzënë?Shumë të famshme si Halle Berry, Gwen Stefani dhe Geena Davis e kanë bërë këtë në të dyzetat e tyre. Ne madje kemi edhe në Shqipëri raste të tilla kur gra të famshme kanë bërë fëmijë pas moshës 40 vjeçare.

Kjo me sa duket është edhe dilema e një gruaje e cila ka bërë një shkrim rreth kësaj çështje.

Ajo ka treguar për Washington Post:

Mikeshat e mia të cilat janë në të dyzetat e tyre po lindin fëmijë dhe mendova pse të mos ta provoj edhe unë? Në fakt kjo nuk ishte hera e parë që e mora në konsideratë diçka të tillë. Pesë vite më parë ndjeva një nevojë të thellë për të pasur një fëmijë aq sa shkova dhe bleva “Single mothers by choice” (Mama beqare me dëshirë), dhe e lexoja fshehurazi në dhomën time.

Takova një ditë një grua beqare e cila kishte zgjedhur të lindte një fëmijë e vetme.

“E dija që doja një fëmijë timin por kurrë nuk pata sukses në një marrëdhënie”, më tregoi ajo. “Është vendimi më i drejtë që kam marrë”.

“Por si ia dole”, e pyeta.

“Më ndihmuan”, më tha ajo. “Ti ke nevojë për dikë që të të ndihmojë, veçanërisht nga ana financiare.

Ndihmë. Kjo ishte diçka që unë më shumë e kam dhënë sesa e kam marrë. Më pas ajo filloi të fliste për spermatozoidet dhe donatorët dhe duke përdorur këto fjalë që më bënin shumë të ndjeshme.

Ndërsa po i jepja makinës me prindërit e mi nga Brooklyn në Maryland për një varrim, vendosa që ishte koha e përkryer për të nxjerrë në pah pyetjen time.

“Dua të kem një fëmijë, a do të më ndihmoni?” i pyeta. Nuk do të kryej marrëdhënie, por dua ta bëj me fekondim artificial. Do të kem ndihmë nëse do ta bëj këtë”, u thashë.

Ata ishin liberale, mendjehapur por nuk e mirëpritën.

“Jo. Ne jemi shumë të vjetër, kemi pasur tashmë fëmijët tanë”, tha nëna ime. “A nuk mund, thjesht, të takosh dikë?”

Kjo nuk ishte përgjigja që kisha menduar ndërsa e bluaja atë në kokën time. Por ndërsa prindërit e mi u shprehën të vendosur që nuk do të më ndihmonin me siguri duhet ta bënte dikush tjetër. Unë isha pjellore, isha në gjendje të mirë, e bindur se kishte ardhur koha që duhet të kisha fëmijë.

Për disa vite unë kërkova për një burrë që do të ishte i gatshëm të kërkonte familje dhe të rriste fëmijë. Kam takuar burra të shkurtër, tullacë me pamje dhe madhësi të ndryshme por asnjëri prej tyre nuk ishte i gatshëm të bënte fëmijë. Kështu përfundova 40 vjeç duke lexuar një libër që flet për nënat beqare dhe kuptova se kam shpenzuar aq shumë energji duke u përqendruar tek burrat, te cilët nuk e kuptuan kurrë sesa të rëndësishëm e kisha unë procesin e të pasurit një fëmijë.

Historinë time e publikova në rrjetet sociale dhe shumë shpejt mbështetja ndaj meje u rrit nga shumë nëna të reja që e kishin provuar dëshirën time t’u digjte si zjarr.

Përfundimisht, i kalova pasiguritë e mia dhe gjeta një dhurues që do të jepte spermatozoidet, pas ndihmës së një ekipi mjekësh. Në ditëlindjen time të 44-të, mjeku më tha se kisha vezët e një 30 vjeçareje.

Ne provuam “inseminimin intrauterin”, por më vonë zbuluam një bllokim tubash që do të më çonte në fekondim in-vitro. Kjo do të thoshte që duhet të bëja testet e gjakut dhe sonogramët (imazhet e prodhuara gjatë ekzaminimit me ultrazë), të gjitha para orës 7 të mëngjesit çdo ditë. Unë i injektoja vetë hormonet për gati një vit të tërë.

Infermieret dhe gratë e tjera që jepnin gjak u bënë mikeshat e mia. Një pasdite vjeshte njëra prej tyre thirri me të madhe “Ti je shtatzënë!”.

Ato ishin po aq të emocionuara sa edhe unë. Biseduam për një kohë dhe mjekët më thanë se nivelet e mia të hormoneve ishin të ulëta dhe nëse vazhdonin të binin shtatzania nuk do të zgjaste.

Dhe shumë shpejt për fat të keq kjo ndodhi. Për ditë të tëra nuk qava. Nuk e dija as se çfarë të ndjeja. Bëra edhe pesë përpjekje pas kësaj dhe më pas vendosa të ndalem.

Unë kam dëgjuar për shumë gra që e bëjnë këtë për vite me radhë dhe i mbështes kaq shumë, por unë nuk kisha asgjë për të dhënë më shumë. Do të kisha shpenzuar mijëra dollarë dhe orë pafund vetëm për të kuptuar se 44 vjeç ishte tepër vonë.

Mikeshat e mia janë bërë me bebe dhe unë jam shumë e lumtur për to. Kur marr lajmin për arritjet e tyre gjithmonë them “waww” ose “sa mirë” por duhet ta pranoj që gjithmonë më shkon mendja tek mundësitë e mia.

Unë ende nuk e kam pranuar plotësisht se kurrë nuk do të mund të jem një nënë, por e di se çfarëdo që të bëj ka një grup femrash atje jashtë që do të më mbështesin.

Lexoni edhe: Cilat janë rreziqet nëse bëhem me fëmijë pas moshës 40-vjeçare






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X