A e zvogëloj rrezikun e vdekjes së papritur nëse fle në një krevat me bebin?

0 0

Nuk ka prova se fjetja bashkë me fëmijën tuaj zvogëlon rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur foshnjore. Pozicioni më i mirë për foshnjën tuaj për të fjetur për gjashtë muajt e parë është me shpinë dhe në krevatin e tij, më mirë sesa në tuajin.

Sidoqoftë, mund të ketë raste kur e shihni ngushëlluese ose siguruese që të flini bashkë me fëmijën. Disa të sapolindur e kanë të vështirë të flenë pa kontakt të ngushtë me prindërit e tyre. Dhe disa prindër e marrin fëmijën e tyre në shtrat me ta për t’i ndihmuar që të ushqehen me gji e të lidhen emocionalisht. Nëse e sheh se fjetja së bashku është duke funksionuar për ju si familje, ka rrethana që mund të shmangni për ta bërë atë më të sigurt.

Megjithatë, rreziku i SIDS rritet ndjeshëm kur flini bashkë, nëse ju ose partneri juaj:

  • bini në gjumë me fëmijën tuaj në një divan apo kolltuk;
  • keni pirë alkool;
  • jeni duhanpirës ose përdorni cigare elektronike, edhe nëse nuk pini duhan në shtrat ose në shtëpi;
  • kanë marrë ndonjë ilaç ose medikament që shkakton të qenit i përgjumur.

Disa ekspertë gjithashtu ju rekomandojmë që të shmangni bashkë-fjetjen nëse jeni shumë të lodhur ose flini shumë rëndë.

Mbani parasysh se bashkë-fjetja mund të rrisë rrezikun e SIDS, nëse fëmija juaj:

  • është më pak se tre muajsh;
  • ishte i parakohshëm (i lindur në 37 javë ose më herët);
  • kishte një peshë të ulët lindjeje (më pak se 2.5kg).

Nëse jeni duke ushqyer me gji, ka gjasa që ndonjëherë të merrni foshnjën tuaj në të njëjtin shtrat me ju. Ndarja e një shtrati mund të bëjë që netët e gjidhënies të jenë më lehta për t’u përballuar.

Ekspertët sugjerojnë se kjo mund të jetë për shkak të modeleve të ushqyerjes natyrore, lëvizjeve dhe përgjigjeve që ndodhin midis jush dhe fëmijës suaj kur flini bashkë. Mund të jeni më të vetëdijshëm për pushimet e frymëmarrjes së foshnjës (apnea), madje edhe në gjumin tuaj. Nga ana tjetër, fëmija juaj mund të zgjohet nga lëvizjet tuaja. Kjo harmoni mes të dyve ju ndihmon për të mbrojtur sigurinë e fëmijës ndërsa ai ndan një shtrat me ju.

Kujdes të mos e vini fëmijën të flejë në jastëk dhe të mos jetë në rrezik të mbulohet nga një i tillë.

Lexo edhe: Zbulohet nje tjeter shkaktar i SIDS 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X