A e lufton larësi i gojës Covid 19?

0 0

Në qershor, filloi të shtohej interesi rreth larësit të gojës dhe efekteve të tij të mundshme tek SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19. Informacioni më pas erdhi nga një meta-analizë e botuar në një revistë, e cila paraqiti një teori: Bazuar në aftësinë e shpëlarjes së gojës për të prishur ose dëmtuar shtresën e jashtme të viruseve të tjerë që gjenden aty, ose viruseve që kanë një membranë lipidike, larësi mund të ketë një efekt të ngjashëm edhe tek SARS-CoV-2 – ndoshta duke ndihmuar në zvogëlimin e transmetimit.

Tani, një tjetër studim britanik, ka arritur në përfundimin se shpëlarja e gojës – tre larje të zakonshme të gojës, për të qenë të saktë – mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 sekondash.

Larësi i gojës mund ta vrasë koronavirusin?

Teknikisht, po disa lloje larësish të gojës me përbërës të caktuar aktivë janë treguar që inaktivizojnë SARS-CoV-2 in vitro, ose jashtë kontekstit të tij normal biologjik. Studiuesit testuan në mënyrë specifike shtatë larës të ndryshëm të gojës, të cilët “demonstruan një spektër të gjerë të aftësisë së inaktivizimit”.

Sipas autorëve të studimit, produktet që përmbajnë klorid cetilpiridinium (CPC) dhe arginat etil lauroyl (LAE) “çrrënjosën plotësisht virusin pas një trajtimi 30 sekondësh”. Por larësit e gojës që përmbajnë vetëm etanol, ose klorheksidinë (si Korsodyl) nuk patën efekt mbi virusin.

A do të thotë kjo se larësi i gojës mund t’ju mbrojë nga COVID-19?

Tani për tani, jo; askush nuk po pretendon se ajo që ka ndodhur në një mjedis laboratorik mund të përkthehet në jetën reale – kjo është arsyeja pse autorët e studimit sugjeruan testimin in vivo. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) posaçërisht  ka deklaruar në lidhje me temën: “Disa marka të larësve të gojës mund të eleminojnë mikrobe të caktuara për disa minuta në pështymën në gojën tuaj. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ju mbrojnë nga infeksioni”.

Në përgjithësi, ekspertët theksojnë se nuk duhet të mjaftoheni vetëm me larësine gojës si të vetmen masë mbrojtëse kundër Covid 19. “Këto gjetje janë të gjitha shumë paraprake”,-  thotë Dr. Russo.

Lexo edhe: Masat që mbrojnë familjen tuaj nga koronavirusi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X