A e dëmton fëmijën temperatura në shtatzani?

0 0

A po përjetoni temperturë në shtatzani? Nëse po, natyrisht që do të shqetësoheni nëse kjo do të ketë pasoja te fëmija juaj.

Por para se të frikësoheni, merrni frymë thellë. Telefononi mjekun tuaj dhe pyeteni nëse duhet të merrni acetaminofen (Tylenol) për të ulur temperaturën.

Hapi tjetër i rëndësishëm është zbulimi i shkakut të temperaturës. Temperatura gjatë shtatzanisë është shpesh një simptomë e një problemi të rëndëisshëm që potencialisht mund të jetë i dëmshëm për fëmijën tuaj që është në rritje.

Si do të ndikojë temperatura tek fëmija im?

Nëse temperatura e trupit të një nëne në pritje kalon nga 37 gradëCelsius, kjo është një shenjë se ajo po lufton një infeksion. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të kërkoni menjëherë trajtim.

Një studim i ri i bërë mbi embrionet e kafshëve tregon një lidhje midis temperaturës në fillim të shtatëzanisë dhe një rritje të rrezikut të defekteve të zemrës dhe nofullës gjatë lindjes. Kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të përcaktuar nëse vetë temperatura – jo infeksioni që e shkakton atë – rrit rrezikun e defekteve të lindjes te njerëzit.

Nëse jeni në tremujorin e parë dhe keni temperaturë më të lartë se 38.9 gradë Celsius, sigurohuni që menjëherë të kërkoni trajtim. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e komplikimeve afatshkurtra dhe afatgjata për fëmijën tuaj në zhvillim.

Pse kam temperaturë?

Temperatura shpesh shkaktohet nga infeksione të traktit urinar dhe viruse të frymëmarrjes, por edhe infeksione të tjera gjithashtu mund të jenë shkaku.

Shkaqet e zakonshme të temperaturës gjatë shtatzanisë përfshijnë:

  • gripi;
  • pneumonia;
  • grykët;
  • gastroenteriti viral (virusi i stomakut);
  • pyelonephritis (infeksion i veshkave).

Cilat simptoma zakonisht shoqërojnë temperaturën?

Nënat në pritje duhet t’i kushtojnë vëmendje dhe t’u tregojnë mjekëve të tyre për simptomat që shoqërojnëtemperaturën. Këto përfshijnë:

  • vështirësi në frymëmarrje;
  • dhimbje shpine;
  • të dridhura;
  • dhimbje barku;
  • ngurtësi e qafës.

A është helmim nga ushqimi?

Helmimi nga ushqimi gjithashtu mund të jetë arsyeha përse keni ethe. Helmimi nga ushqimi zakonisht shkaktohet nga viruset, ose, më rrallë, nga bakteret (ose toksinat e tyre).

Nëse ky është rasti, do të keni të ngjarë të përjetoni edhe dhimbje barku, të përziera dhe të vjella. Diarreja dhe të vjellat janë veçanërisht problematike gjatë një shtatëzënie sepse ato mund të shkaktojnë dehidratim, kontraktime dhe lindje të parakohshme.

Elektrolitet jetike të humbura nga të vjellat dhe diarreja duhet të plotësohen. Në disa raste, dehidratimi mund të jetë aq i rëndë sa shtypja e gjakut bëhet e paqëndrueshme dhe kërkohet shtrimi në spital.

Nëse dyshoni se mund të keni helmim nga ushqimi, kontaktoni mjekun tuaj.

Po sikur temperatura të zbresë vetë?

Edhe nëse nënat mendojnë se janë mirë pasi temperatura bie, është gjithmonë më mirë të jeni të sigurta dhe të shkoni te mjeku sidoqoftë.

Temperatura gjatë shtatzanisë nuk është kurrë normale, kështu që gjithmonë rekomandohet një kontroll. Për fat të mirë, nëse temperatura është shkaktuar nga një sëmundje virale, hidratimi dhe Tylenol janë zakonisht të mjaftueshme për shërim.

Por nëse shkaku është bakterial, shpesh duhet një antibiotik.

Gratë shtatzëna nuk duhet të marrin aspirinë ose ibuprofen.

Gjëja më e rëndësishme është të shkoni te mjeku për trajtimin e duhur.

Lexo edhe: Si të trajtojmë temperaturën në shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X