A duhet t’u mësohet fëmijëve tanë në shkolla se si të kultivojnë dhe rrisin produkte ushqimore?

0 0

Epoka moderne ka ardhur me zbulime të vazhdueshme në teknologji, dhe shpikjet e reja kanë ofruar rehati dhe komoditete që kurrë më parë nuk i kishim imagjinuar se do t’i jetonim.

Megjithatë, kemi humbur një pjesë të madhe të njohurive dhe aftësive të nevojshme në botën reale për të mbijetuar dhe për t’u kujdesur vetë për familjet tona. Nga kjo rrjedh një pyetje: Nëse sistemi aktual bie papritur, a i njohim bazat e jetës në mënyrë që të mbijetojmë?

Fatkeqësitë natyrore ndodhin gjatë gjithë kohës, kështu që kjo nuk është aq joreale sa mund të na duket. Prandaj, duke i mësuar fëmijët tanë të rrisin ushqimin e tyre do të ishte një mësim i vlefshëm. The Journal e ka publikuar këtë ide në një artikull, dhe reagimet kanë qenë të shumta në rrjet, ndërsa të shumtë kanë qenë dhe prindërit që e kanë mbështetur.

Hulumtimet kanë treguar se kur fëmijët rrisin vetë produkte ushqimore ata zhvillojnë atë që quhet  “ndjeshmëri ushqimore”, një lidhje më të thellë me ushqimin, e cila patjetër do të çojë në një jetë më të shëndetshme.

Fëmijët me empati në ushqim konsumojnë dieta më të mira, hanë më shumë fruta dhe perime dhe kanë një kuptim më të mirë në lidhje me të ushqyerit. Në një kohë kur obeziteti po rritet edhe në mesin e fëmijëve shqiptarë, një lidhje më e thellë me ushqimin është më e rëndësishme se kurrë. Për më tepër kjo mënyrë ndoshta do të sensibilizonte edhe prodhuesit aktualë të produkteve ushqimore që përdorin kimikate të dëmshme, të cilat më pas vijnë edhe në organizmin tonë.

Për më tepër, Channel Better Health Channel shkruan:

“Njerëzit e të gjitha moshave mund ta shijojnë kopshtarinë, por fëmijët, në veçanti, do të kenë shumë kënaqësi dhe do të fitojnë përfitime të veçanta. Kopshtaria është edukative dhe zhvillon aftësi të reja duke përfshirë:

  • Përgjegjësinë – nga kujdesi për bimët
  • Kuptimësinë – ndërsa mësojnë për shkakun dhe efektin (për shembull, bimët vdesin pa ujë, barërat e këqija konkurrojnë me bimët e mira)
  • Vetëbesimi – nga arritja e qëllimeve të tyre dhe shijimi i ushqimit që ata kanë rritur
  • Dashuria për natyrën – një shans për të mësuar rreth mjedisit
  • Arsyetimi dhe zbulimi – të mësuarit rreth bimëve, kafshëve, motit, mjedisit, të ushqyerit dhe ndërtimit të thjeshtë
  • Aktiviteti fizik – duke bërë diçka të këndshme dhe produktive
  • Bashkëpunimi – përfshirë aktivitetin e përbashkët të lojës dhe punën ekipore
  • Kreativiteti – gjetja e mënyrave të reja dhe emocionuese për të rritur ushqimin
  • Ushqimi – të mësosh se nga ku vjen ushqimi i freskët. “
  • Mësimi i detyrueshëm për kopshtarinë në shkolla do të ndihmonte fëmijët të mësojnë rëndësinë e përbërësve të freskët dhe të ngrënit shëndetshëm.

Lexo edhe: 10 aftesite sociale qe duhet t’i mesoni femijeve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X