A duhet t’i degjojme keshillat e te afermve ne lidhje me rritjen e femijes?

0 0

Bashkë me ardhjen në jetë të fëmijës do të vijnë edhe këshilla të shumëllojshme nga miqtë dhe të afërmit, ku shpesh më të shumtat janë të pakërkuara. Por nuk mbaron me kaq. Shpesh ato vijnë pa pushim tek veshët e nënës së re duke e frustrar dhe e bërë të ndihet keq, duke e vënë në pozitë të tillë në disa raste të detyrohet edhe t’i zbatojë. Duke qënë kështu, në faqen Per nenat është zhvilluar një bashkëbisedim, ku nënat kanë shprehur eksperiencat e tyre. Ato kanë qënë të ndryshme, të çuditshme, here të pranueshme here jo.
Pse këto këshilla mund të quhen të çuditshme dhe jo të pranueshme?
“Po cfarë të keqe kanë patatinat”?
Ky është komenti i një nënë e cila ka shprehur atë mendim të çuditshëm që ka marrë. Dhe sigurisht që i tillë është. Si mund të mendohet se patatinat mund të konsiderohen si një ushqim për fëmijën dhe për më tepër një ushqim jo i dëmshëm? Nëna, nëse merrni këshilla të tilla duhet t’i injoroni totalisht, pa bërë fjalë apo diskutuar. Nëse keni ndonjë paqartësi në lidhje me ushqyerjen e fëmijës mund t’jua qartësojë mjeku.
“Mos shiko malet sepse ikën gjiri e merr malet”
Sigurisht që i referohen qumështit të gjirit dhe jo gjinjve dhe nuk ka asnjë lidhje mes maleve, natyrës, pemëve apo kafshëve dhe prodhimit të qumështit të gjirit. Arsyen se përse nuk keni mjaftueshëm gji duhet ta kërkoni midis faktorit gjenetik dhe ushqyerjes së përshtatshme. Pa harruar sigurisht edhe vendosjen e shpeshtë të fëmijës në gji. Ndërkohë një nënë shpreh një tjetër “argument” jo të sakt që ka marrë.
“Mos i jep fëmijëve binjakë gji natën në mënyrë që të kesh për në mëngjes”. E si mund të ndodhë diçka e tillë? Sa më shumë gji të thithë fëmija aq më shumë qumësht prodhohet, nuk ka rëndësi në çfarë momenti thith, qoftë ditën, qoftë natën, sa herë ai të ketë dëshirë.
“Mos i jep dorën askujt kur ikën nga shtëpia sepse të merr qumështin”.
Kjo shpesh i thuhet nënës së re nëse një tjetër nënë e re ka ardhur për vizitë. Po si mundet dikush të të marrë qumështin nga trupi jot?
“Mos e mbaj në dorë se e llaston”
Kjo është totalisht e gabuar. Fëmija sidomos gjatë muajve të parë të jetës ka shumë nevojë për të qëndruar në kontakt me nënën. Pra do të ishte më mirë që ju t’i përgjigjeshit në çdo moment nevojës së fëmijës për të qëndruar pranë jush.
“Vendosi fëmijës poshtë jastëkut një copë bukë dhe pak fshesë”
E dini pse nëna e re këshillohet të veprojë kështu? E dini si gratë e moshuara e justifikojnë këtë shprehje? Me faktin se buka dhe fshesa do të kujdesen për fëmijën që mos t’i afrohet asgjë e keqe ndërsa nëna nuk është në dhomë. Nëna! Hiqni dorë nga këto rite supersticioze pasi në disa raste konsiderohen edhe të dëmshme. Buka dhe fshesa nuk kanë si të kujdesen për fëmijën sepse në fund të fundit nga cfarë do ta mbrojnë? Jeni ju që e mbroni fëmijën tuaj duke ndjekur rregullat e sigurisë që shumë herë jua kemi sjelle edhe në portalin pernenat. al, dhe një prej tyre është mënyra si mund ta mbroni atë nga SIDS. Dhe e dini se kush është gjëja më e cuditshme? Kapja e një hajmalie me anën e një karfice të mprehtë në veshjet e fëmijës. Po sikur ajo të hapet dhe të futet në trupin e bebes? I imagjinoni pasojat?
Megjithatë një këshillë duhet ta dëgjoni, që edhe pse tingëllon e çuditshme në fillim është e vërtetë edhe pse nuk ka shpjegimin e duhur nga zonjat që jua thonë.
“Mos i lini rrobat e fëmijës natën jashtë se nuk është mirë”.
Si nuk është mirë? Nga çfarë nuk është mirë? Në të vërtetë ju nuk duhet t’i lini jashtë, por jo se nuk është mirë. Në të vërtetë mbi to bie vesa e natës dhe mund të shfaqë infeksion në lëkurën e fëmijës nëse bie në kontakt.
Por shpesh këshillat janë të kërkuara nga nëna dhe shumë të vlefshme!
Është shumë e rëndësishme të zgjedhim këshillat e duhura, sepse shpesh ajo mund të na zgjidhë një problem që mund të kemi me fëmijën. Pra jo çdo këshillë duhet ta fusim brenda kornizave të një mendimi të pavlefshëm.
Mënyra si mund të kalosh depresionin post-partum…
“Nëse ke nevojë mund të flasësh me mua në lidhje me mënyrën si ndihesh”.
Në këtë mënyrë nëna e re do të jetë më e prirur për ta kaluar atë gjendje jo të mirë emocionale. Pra në këtë rast këshilla e një nëne tjetër mund të jetë tepër efektive.
“Nëse fëmija ka një skuqje në lëkurë mund të përdorësh kremin…”
“Në valixhen e maternitetit duhet të fusësh…”

“Mos u shqetëso, edhe fëmija im është zgjuar shumë shpesh natën, më pas gjithcka është rregulluar me rritjen…”
“Java e 20 e shtatzanisë i përket muajit të 5…”
“Mendoj se do të ishte më mirë të shkoje tek mjeku…”
Drithërat më të mira janë… Supa e vajzës/djalit tim sot është përgatitur nga…”
Sa herë i kemi lexuar këto këshilla por edhe shumë të tjera në portalin pernenat.al? Sa nëna mund të kenë gjetur një zgjidhje prej tyre? Sa shpesh kemi gjetur një ngushëllim tek njera-tjetra? Pra jo çdo këshillë duhet parë në prizmin e të gabuarës, madje edhe kur e ka si burim suportin online. Ajo mund të jetë shumë e vlefshme edhe kur vjen nga mamaja, një mike, vjehrra, motra, kunata… Siç e theksuam edhe më sipër, është shumë e rëndësishme të gjykoni ju vetë në lidhje me një mendim të caktuar, dhe nëse nuk jeni të bindura pyesni mjekun në lidhje me gjithçka! Ai është një profesionist dhe do t’ju këshillojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kështu pra nëna të dashura, i injoroni këto këshilla dhe mos lejoni t’ju prishin ditën tuaj. Fëmija juaj është më i vlefshëm se çdo gjë tjetër, shijoheni.

Lexo edhe: Keshilla me vlefshme qe mora pas lindjes

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X