A duhet të shqetësoheni nëse fëmija juaj është i ngathët apo bie shpesh?

0 0

Roza, nënë e dy fëmijëve nga Toronto, vuri re se vajza e saj katërvjeçare, Elodi, ishte pak e ngathët. “Kur ajo filloi të ecë, ajo binte shpesh gjatë kohës që vraponte ose luante”, thotë Roza. Elodi shpesh rrëzohej dhe i bënte plagë këmbët e saj.

Në atë kohë, Roza nuk mendonte shumë për sjelljen e vajzës së saj. “Edhe unë jam e ngathët, dhe mendova se ajo është e pakoordinuar, ashtu si unë”, tregon ajo.

Për pjesën më të madhe të të vegjëlve, ngathtësia është normale pasi ata janë ende duke mësuar se si të lëvizin trupat e tyre. Megjithatë, ka shenja që mund të tregojnë se diçka më e madhe po ndodh.

Kur të vegjlit fillojnë të ecin, ata e bëjnë hedhjen e këmbëve disi të gjerë, disa centimetra larg njëra-tjetrës, për të ndihmuar në mbajtjen e ekuilibrit të tyre.

Prindërit duhet të shikojnë nëse foshnja e tyre po ecën në mënyrë të barabartë para dhe pas, apo nëse ecën duke u anuar. Një ecje e pabalancuar mund të tregojë një dobësi të muskujve të këmbës,  një këmbë të lënduar apo ndonjë dëmtim të këmbëve. Kjo mund të jetë gjithashtu një tregues i një sëmundje autoimune. Foshnjat e vogla deri në dy vjeç mund të preken nga artriti për të mitur. Nëse prindërit vërejnë një nyje të fryrë të shoqëruar nga ethet, ose kur fëmija i tyre nuk do të qëndrojë në këmbë, duhet urgjentisht të shkoni tek mjeku.

Prindërit mund të vënë re gjithashtu se fëmijës i bien shpesh lodrat ose rrëzon karrigen kur përpiqet të ulet. Në këtë fazë, fëmija juaj nuk është plotësisht “automatik”. Ai duhet të përqëndrohet në çdo lëvizje individuale që po bën, derisa të praktikohet dhe të kryejë shumë lëvizje në të njëjtën kohë.

Në rastet e ngathtësisë ekstreme, prindërit mund të kërkojnë në Google dhe të zbulojnë diçka që quhet “çrregullim i zhvillimit të koordinimit” ose dispraksia. Gjendja ndikon në aftësitë motorike të fëmijës dhe kjo nuk është diçka e pazakontë.

Fëmijët që kanë këtë çrregullim shpesh hezitojnë të provojnë aktivitete të reja fizike, sepse ato ju duken të vështira dhe detyrat si të mësuarit e biçikletës është më e vështirë për ta sesa tek fëmijët e zakonshëm.

Shumica e fëmijëve fillojnë të ecin në mënyrë të pavarur ndërmjet 12-18 muajve të parë të jetës. Edhe në qoftë se i vogli juaj ende dëshiron ta mbani ju, sigurohuni që t’i jepni atij shumë mundësi që të praktikohet. Në mënyrë ideale, të vegjlit duhet të punojnë ne aftësitë e tyre të këmbëve 2-3 orë në ditë, në një mjedis ku ata nuk do të dëmtojnë veten.

Fëmijët kanë tendencë të përplasen në gjëra që janë pranë tyre, por problemet e syve mund të luajnë një rol në koordinimin e foshnjës tuaj. “Shumë herë, problemet me shikimin e bëjnë foshnjën më të ngathët, ndërsa shikimi përkeqësohet kur futen në shkollë.

Kështu rezultoi edhe për rastin e vajzës së Rozës, së përmendur më sipër. Kur Elodi ishte tre vjeçe u regjistrua në një kopsht, ku paraprakisht duhet të bënte një test të syve. Rezultoi se vajza kishte nevojë për syze.

Përveçse ta shihni fëmijën kur përplaset nëpër gjëra, përpiquni të vëreni vështirësitë e tij në kapjen e gjërave, pasi kjo mund të tregojë një problem të thellë me perceptimin. Nëse fëmija e kthen kokën anash kur përpiqet të shikojë diçka, mund të tregojnë një astigmatizëm. Një nga shenjat më të zakonshme të problemeve të syve është fërkimi i tyre dhe jo vetëm kur janë të lodhur.

Prindërit rekomandohet që t’i vizitojnë fëmijët për sytë kur ata janë një vjeç. Sidomos nëse keni dikë në familje që ka vuajtur nga problemet me sytë, duhet të shkoni patjetër tek mjeku me të voglin tuaj.

Lexo edhe: Ja cfare nuk duhet t’i thoni asnjehere femijeve tuaj

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X