A duhet të shmang pirjen para fëmijëve?

0 0

Kur jeni duke pirë verë në shtëpi, nuk duhet të duket sikur jeni duke e shijuar shumë atë – të paktën jo nëse keni fëmijë. Kur pini ndodh që të thoni: “Ah, sa e mirë”, dhe nëse ju përdorni alkoolin si një shpërblim ose mekanizëm përballues mund të inkurajoni të gjithë adoleshentët për të pirë.

Ky është raporti i publikuar javën e kaluar nga Instituti i Studimeve të Alkoolit në Britani.

Në rast se mendoni se nuk ka problem që adoleshentët të pijnë, Departamenti i Shëndetësisë këshillon që fëmijët të kenë një jetë pa alkool deri në moshën 15 vjeçare dhe vetëm një pije në javë deri në moshën 18 vjeçare. Në vitin 2009, Prof. Liam Donaldson, në atë kohë, paralajmëroi se “ekspozimi i fëmijëve ndaj momenteve me pije” ishte një nga shkaqet kryesore të problemit të pirjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Zgjidhja

Ky raport i fundit këshillon prindërit të pinë brenda udhëzimeve të qeverisë. Prindërit shpesh mendojnë se fëmijët e tyre nuk e vërejnë pijen e tyre, por, për fat të keq ata e bëjnë.

Nëse keni një stil të ngrohtë prindëror, por pritshmëri të qarta për sjelljen e fëmijëve tuaj, kjo mund t’i mbrojë fëmijët tuaj nga pirja ndërsa janë të mitur, edhe nëse herë pas here e teproni vetë. Raporti ka udhëzime të qarta për prindërit: mos promovoni alkoolin, mos flisni për rreziqet e tij si pjesë e një bisede të përgjithshme për alkoolin – dhe mos bini në sy kur dilni dhe pini. Kjo pasi fëmijët tuaj do të mendojnë se është normale të pinë dhe të kenë dhimbje koke pasi kanë pirë.

Por sipas Prof Ingeborg Rossow nga Instituti Norvegjez për Studimin e Alkoolit dhe Drogës, i cili ishte autori kryesor i një rishikimi sistematik, tre vjet më parë, mbi prindërit që pinin “pavarësisht nga botimet e shumta hulumtuese në lidhje me këtë temë, ka shumë pak njohuri për efektet shkakësore të sjelljes së prindërve në përdorimin e alkoolit të fëmijëve. Marketingu që i bëhet alkoolit, presioni i ndërsjellë dhe gjenet tuaja ndikojnë tek fëmija kur ju sheh se pini. Po kështu, prindërit që pinë para fëmijëve mund t’i bëjnë të vegjlit e tyre të ndihen të pasigurt dhe më të mëdhenjtë të ndihen të turpëruar.  Pra, trajtojeni prindërimin sikur po i jepni makinës-mos e kaloni limitin”.

Lexo edhe: Pije te gazuara dhe lengje frutash per femijen?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X