A duhet të peshohemi shpesh? Pse?

0 0

A është mirë të peshoheni shpesh apo jo? Shumica e nutricionistëve nuk rekomandojnë që shpesh ta bëni këtë. Por ka edhe nga ata që thonë se peshimi ju ndihmon të humbni peshë dhe të mbani lart motivimin. Studimet duket se vërtetojnë që: kontrolli i peshës jo vetëm që nuk ju ndihmon të humbni kile shtesë, por gjithashtu mund t’ju shtyjë të adoptoni sjellje jo korrekte në tryezë, veçanërisht te të rinjtë, duke promovuar zhvillimin e çrregullimeve të ngrënies.

Pesha luhatet vazhdimisht

Duhet pasur parasysh se pesha gjithashtu mund të ndryshojë ndjeshëm midis një dite dhe një tjetër, për shembull në lidhje me ekuilibrin e ujit (nëse pini shumë ose djersiteni pak mund të peshoni më shumë), deri në dozat e kripës të marra me anë të dietës dhe tek gratë në fazën e ciklit hormonal. Ngjitja në peshore çdo ditë, pra, mund të shkaktojë alarmime të panevojshme dhe të rrezikshme: ju mund të keni perceptimin jo të saktë për atë që po ndodh me trupin tuaj.

Dhe e gjithë kjo sigurisht nuk ju ndihmon të humbni peshë përgjithmonë. Kjo është një nga arsyet pse ekspertët mjekësorë në ushqim këshillojnë që të peshoheni në një frekuence për shembull njëherë në muaj.

Kilogramët nuk duhet të bëhen fiksim

Ngjitja e shpeshtë në peshore rrezikon edhe krijimin e fiksimeve jo të shëndetshme, veçanërisht te vajzat e reja. Ka edhe nga ata që arrijnë të mos pinë për të mos parë shigjetën të rritet shumë, ata që peshohen disa herë në ditë dhe ata që, përkundrazi, nuk pranojnë të peshohen. Peshorja është një mjet i dobishëm, e cila ndihmon në ruajtjen e kontrollit mbi veten dhe dietën tuaj, por vetëm nëse përdoret në doza të vogla.

Mësoni një stil ushqimor të shëndetshëm

Të dhënat e siguruara nga peshorja janë të dobishme, por ato nuk duhet të bëhen gozhdë fikse. Qëllimi i vërtetë që duhet të arrihet është një tjetër: të humbësh peshë në një mënyrë harmonike dhe të ekuilibruar dhe të mësosh një stil ushqimor të shëndetshëm dhe të saktë.

Kujdes!

Nëse peshorja duhet të përdoret me pakicë nga njerëz të shëndetshëm dhe ata që duan të humbin peshë, është një mjet i domosdoshëm për ata që vuajnë nga sëmundje të caktuara. Për shembull, njerëzit me diabet dhe ata me sëmundje të zemrës duhet të monitorojnë veten më shpesh dhe me kujdes.

Lexo edhe: Pesha dhe metabolizmi, zbulo atë që duhet të dish për të patur linja të mira






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X