A duhet të përzihet qumeshti i gjirit me formulën?

Debati midis ushqyerjes me formulë dhe ushqyerjes me gji është një ndër ata që nuk do të pushojë kurrë për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo çështje.




0 1

Edhe pse nuk ka dyshim se ushqyerja me gji është më e mira për fëmijën tuaj, dhe rekomandohet ekskluzivisht për gjashtë muajt e parë pas lindjes, ende ekzistojnë shumë dyshime që rrethojnë ritualin e ushqyerjes së një fëmije.

Nënave të reja shpesh u thuhet që të plotësojnë sasinë e qumështit me formulë apo me ushqim, veçanërisht nëse prodhimi i qumështit duket i ulët, nëse pesha e fëmijës është e vogël etj.

Kjo mund të na bëjë të mendojmë se përzierja e qumështit të gjirit me formulën mund të jetë një zgjidhje e mirë, në mënyrë që fëmija të marrë më të mirën nga të dy llojet e qumështit. Por a është kjo e këshillueshme?

Përgjigjja e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë është ‘jo’ – NUK duhet të përzieni qumështin formulë me qumështin e gjirit. Jo vetëm që kjo do të shkatërrojë seriozisht përbërjen e ushqimit të foshnjës tuaj, por gjithashtu mund të çojë në probleme në tretje.

Pse nuk duhet të përzieni formulën me qumështin e gjirit

Për të kuptuar pse është një ide e keqe që të përzieni të dy këto lloje qumështi, është e rëndësishme të merren parasysh dy arsye:

  1. Përbërja e qumështit të gjirit dhe qumështit të formulave është shumë e ndryshme

Qumështi i gjirit që prodhoni natyrisht pas lindjes është i tillë që plotëson të gjitha kërkesat ushqyese të foshnjës. Gjithashtu rrit imunitetin e foshnjës. Qumështi natyral i gjirit përmban: yndyna, proteina, karbohidrate dhe minerale, të gjitha në sasinë e duhur, siç kërkohet nga fëmija për rritjen dhe zhvillimin e tij të duhur. Jo vetëm kaq, qumështi i gjirit i prodhuar nga nëna do të jetë paksa i ndryshëm në përbërje, në varësi të shëndetit dhe kërkesës së foshnjës së saj.

Në fakt, studimet kanë treguar që nëse foshnja nuk është mirë, trupi i nënës ka një mënyrë të ‘ndjeshme’ që gjatë një seance të ushqyerjes me gji të ndryshojë përbërja e qumështit të gjirit, në përputhje me rrethanat, për të siguruar që foshnja të marrë ushqimin e duhur për të ruajtur forcën dhe për të luftuar sëmundjet. Qumështi i gjirit, pra, është shumë i përshtatur!

Qumështi i formulës, nga ana tjetër, është një zgjidhje e bërë nga nënat veçanërisht për ato që kanë pasur një lindje të parakohshme. Përbërja e qumështit formulë imiton atë të qumështit natyral të gjirit por mbetet statike.

Kur i përzieni të dy, përbërja e përzierjes do të ndryshojë shumë. Përbërja nuk do të jetë as si qumësht gjiri, as si qumësht formulë. Sasia dhe proporcioni i ushqyesve do të ndryshojë. Kjo përbërje e ndryshuar mund të çojë në ushqime të caktuara që i sigurohen foshnjës (veçanërisht mikronutrientët dhe mineralet) të mos i shkojnë. Sipas pediatërve, kjo mund ta vështirësojë tretjen e qumështit për sistemin delikat të tretjes së foshnjës që është ende në fazën e tij të zhvillimit.

  1. Jetëgjatësia e qumështit të gjirit dhe qumështit formulë është gjithashtu krejtësisht e ndryshme.

Jetëgjatësia e një produkti përcaktohet nga sasia e kohës për të cilën një produkt mund të mbetet i përshtatshëm për konsum, pa u prishur dhe duke ruajtur vlerën dhe përmbajtjen e tij ushqyese.

Qumështi i gjirit mund të ruhet në 4 gradë celcius deri në 8 ditë. Nëse është i ngrirë, mund të zgjasë për 6 deri në 8 muaj në -18 në -20 gradë Celcius. Kështu që, mund të shtrydhni qumështin e gjirit dhe ta ruani në shishe ushqyese në frigorifer, dhe ta përdorni gjatë gjithë ditës. Nëse foshnja juaj nuk e mbaron ushqimin e tij, qumështi i shtrydhur i gjirit mund të mbahet në temperaturën e dhomës (deri në 26gradë Celcius) për maksimum 6 orë.

Megjithatë, qumështi formulë NUK duhet të ruhet, pa marrë parasysh sa i freskët është. Duhet të konsumohet menjëherë. Kjo do të thotë, nëse foshnja juaj nuk e mbaron tërë ushqimin, thjesht duhet ta hidhni poshtë sasinë që mbetet.

Kjo do të thotë që nëse i përzieni të dy, përzierja nuk do të funksionojë nëse qumështi ruhet për një kohë më të gjatë, pasi që jetëgjatësia e tyre nuk është e njëjtë.

Çfarë  mund të bëni në vend që t’i përzieni?

Në mënyrë ideale, një fëmijë duhet të ushqehet ekskluzivisht me gji për 6 muajt e parë të jetës së tij. Por, për çfarëdo arsye mjekësore ose personale, nëse po merrni në konsideratë që njëkohësisht ta ushqeni fëmijën me qumësht formulë mund të bëni këtë:

  • Alternoni ushqyerjen e foshnjës suaj, njëherë me qumësht formulë dhe njëherë me qumësht gjiri.
  • Nëse nuk keni vetë qumësht atëherë ushqyerjen me gji përdoreni si një vakt midis vakteve kryesore të ushqimit dhe jo si një ushqim kryesor të ditës.

Nëse duhet t’i përdorni të dy llojet e qumështit, mjekët rekomandojnë që gjithmonë të ushqeni me gji dhe pasi të mbarohet furnizimi i tij, vetëm atëherë plotësoni ushqimin tuaj me qumësht formulë. Arsyeja për ta bërë këtë është sepse qumështi i gjirit përmban antitrupa, të cilët mungojnë tek qumështi i formulës.

Lexo edhe: Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X