A duhet të ndryshoj anët kur ushqej fëmijën me gji?

0 0

“Ndërroni anën kur ushqeni fëmijën me gji” është një nga këshillat më të rëndësishme kur bëheni nënë, sidomos 4-6 javët e para të gjidhënies.

Gjatë fazës së parë, duhet ta ushqeni fëmijën tuaj shpesh, të paktën 8 herë gjatë 24 orëve. Duke marrë parasysh se stomaku i fëmijës është i vogël, nevojitet që sasia e ushqimit që do të konsumojë fëmija të ndahet në disa porcione për të siguruar tretjen e duhur dhe pa dëmtuar fëmijën. Gjithashtu, ushqyerja me frekuenca të shpeshta jep mesazhin e duhur në trupin e nënës që të vazhdojë të prodhojë qumësht.

Trupi i nënës realizon një “furnizim” të qumështit në përgjigje të stimulimit, zakonisht të siguruar nga fëmija ose një pompë gjiri. Të dy gjinjtë duhet të marrin mesazhin që të prodhojnë qumësht.

Gjatë fazës së hershme të prodhimit të qumështit, është e rëndësishme që fëmijës suaj t’i ofroni të dy gjinjtë në çdo ushqyerje. Jepini fëmijës sa të dojë në gjirin e parë. Kur të ndalojë së thithuri, kalojeni në gjirin tjetër.

Nëse fëmijën e ka zënë gjumi, zgjojeni me butësi për t’i ofruar edhe gjirin tjetër.

Ju duhet t’i ofroni patjetër të dy gjinjtë, por mos u shqetësoni nëse fëmija është ngopur vetëm me njërin.

Secili gji mund të sigurojë një vakt të plotë.  

Nëse ndodh kjo, ju mund ta ndjeni të rënduar gjirin tjetër, për shkak të prodhimit të qumështit, prandaj shtrydheni me dorë ose me pompë.

Pasi furnizimi juaj i qumështit të jetë i mirë, thjesht ndiqni shenjat e fëmijës suaj: shenjat e urisë, shenjat e ngopjes, në vend të orareve. Shumë shpejt prodhimi i qumështit do të stabilizohet dhe gjinjtë tuaj do të prodhojnë as më shumë e as më pak se nevojat e fëmijës.

Lexo edhe: Gjidhenia, eksperienca me secilin femije eshte e ndryshme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X