X

Kryesore

A duhet ta lajmë mishin e pulës para se ta gatuajmë?

Për shumë njerëz, larja e mishit të pulës është një hap i domosdoshëm që duhet të ndodhë para se të arrijnë në kënaqësinë e vërtetë të gatimit të zogut. Në një studim të vitit 2015 mbi Mbrojtjen e Ushqimit ku u anketuan 1,504 persona, 69 për qind e tyre raportuan se lanin mishin e pagatuar të pulës. Por shumë njerëz as nuk e kishin menduar ta lanin para se ta gatuanin.

Ata që e lajnë pulën e bëjnë këtë sepse mendojnë se është një mënyrë e sigurt para përgatitjes.

Por çfarë ndodh kur ju lani pulën?

Pulat e pagatuara ose mishi i tyre, shpesh janë të kontaminuara me baktere që mund të shkaktojnë sëmundje ushqimore, siç janë kampylobakteri, salmonela dhe Clostridium perfringens.

Për fat të keq, larja e pulave, ekspertëve nuk ju duket hapi i duhur pasi sipas tyre, akti i larjes së pulës së pagatuar bën thjesht që të përhapen këto baktere.

Pavarësisht nëse përdorni apo jo solucion, mishi i pulës në momentin që do ta lani do të spërkasë lëngjet e saj në ambientin përreth, ushqime apo enë.

Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA) vlerëson se ky ujë mund të përhapë bakteret deri në 1 metër rreth lavamanit tuaj.

E vetmja mënyrë që mund ta lani të sigurt pulën para se ta gatuani është nëse jeni në një fermë, dhe e lani atë larg vendit ku do të gatuani.

Përtej efekteve potencialisht të dëmshme të larjes së pulës në kuzhinën tuaj, ekspertët thonë se as nuk është e nevojshme të bëhet kjo gjë.

Ngrohja nga gatimi eleminon shumicën e baktereve të pulës së pagatuar.

Ajo që duhet të bëni është të gatuani pulën në temperaturën e duhur.

Gjithashtu ekspertët thonë se nuk duhet të bëni këto gabime me mishin e pulës:

  • Nuk duhet të vendosni pulën e pagatuar mbi gjëra të tjera në frigorifer. Kjo pasi nga pula mund të kullojë lëng që nëse shkon tek ushqimet e tjera rezulton me përhapjen e sëmundjeve. Pulën duhet ta mbani në një enë të mbyllur në mënyrë që të mos rrjedhë.
  • Frigoriferin nuk duhet ta mbani me temperaturë të lartë. Kontrolloni temperaturën e frigoriferit që të jetë nën 4 gradë celcius nëmënyrë që të jetë e vështirë perhapja e baktereve.
  • Mos e lini pulën pa e vënë në ngrirje për një kohë të gjatë pasi bakteret rriten shumë shpejt dhe dyfishohen për 20 minuta.
  • Lani dërrasën e prerjes. Kujtohuni ta lani gjithnjë me solucion pastrues pasi keni prerë diçka.

Lexo edhe: Kur t’i fillojme mishin e pules femijes dhe cfare te kemi parasysh?

Comments

comments

Me shume ne: Forum, Nje guide e pergjithshme
gabimet, ngel shtatzene, gabimet me partnerin, perpjekje per te ngelur shtatzene
6 gabimet që bëni më shpesh me partnerin ndërsa po përpiqeni të ngeleni shtatzënë

Nëse keni kohë që jeni duke u përpjekur për të mbetur shtatzënë, mund të bëhet vërtet e vështirë derisa të...

Close