Circumcisioni (synetlliku) tek bebet, cfare eshte dhe si kryhet?

0 0

Në gjuhën mjekësore quhet circumcision dhe i referohemi asaj proçedure që në jetën e përditshme e njohim si “synetllik”, dhe kryhet tek bebet meshkuj për të larguar atë pjesë të lëkurës që mbulon organin e tij. Për të bërë këtë hapje duhet një mjek i specializuar si edhe të gjitha kushtet e përshtatshme për një ndërhyrje cilësore. Kushtet duhet të jenë sterile dhe këtë mund ta kryejë mjeku urolog ose kirurg. Proçedura është e shpejtë dhe fëmijës i aplikohet anestezi totale.

Si duhet të kujdesemi për fëmijën e bërë synet?

Pas synetllikut pjesa e sipërme e penisit të fëmijës mund të ketë një ngjyrë të verdhë për rreth 7-10 ditë.  Higjiena duhet të jetë maksimale dhe duhet ta pastroni me ujë të ngrohtë shumë herë në ditë. Mos përdorni në asnjë mënyrë letra të lagura. Nuk duhet të përpiqeni të hiqni me dorë fashon. Ajo mund të bjerë vetë edhe një ditë më vonë. Nëse nuk shoqërohet me hemoragji nuk duhet të shqetësoheni. Menjëherë pas synetllikut fëmija mund të ngrihet në këmbë por kjo nuk i bën mirë pasi fryrja e plagës mund të rritet. Mirë është që të paktën 24 orëshin e parë ta kalojë në shtrat.

Penjtë e përdorur zakonisht janë të tillë që shkrijnë vetë kështu që mos u mundoni t’i hiqni. Nëse fëmija  nuk ka hemorragji jo të mëdha vendosni një tjetër të pastër. Heqjen e parë të garzave mirë është që ta bëjë urologu kështu do të shikojë dhe një herë plagën dhe të bëjë mjekimin e parë të saj. Më pas mjekimet e tjera mund të bëhen dhe nga familjarët. Shërimi i plagës ndryshon nga fëmija tek tjetri apo nga mënyra e operimit,  por zakonisht zgjat 7-10 ditë. Për sa i përket luajtjes (për shembull me top) mirë është 2-4 javët e para mos të luajë. E kundërta rrit mundësinë e infeksionit, fryrjes dhe hemorragjisë. Për hipjen në biçikletë mirë është të luajë me të pas 4 javësh. Kurse për t’u futur në det pas 7-10 ditësh.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X