A do të kem kulloshtër nëse ushqej me gji fëmijën e parë gjatë shtatzanisë së dytë?

A ndikon ne kulloshtren per femijen e dyte, ushqyerja me gji e femijes se pare gjate shtatzanise?




0 1

Kulloshtra është qumështi i parë për të porsalindurin menjëherë pasi vjen në jetë. Prodhimi i saj fillon në tremujorin e dytë të shtatzënisë nën efektin e hormoneve të placentës (estrogjenit dhe progesteronit). Në lindje, i porsalinduri pi ekskluzivisht kulloshtrën që është bërë posaçërisht për të gjatë tre deri në katër ditëve të para të jetës. Është e mundur që prodhimi i kulloshtrës të zgjasë edhe më gjatë, falë stimulimit të fëmijës më të madh që është akoma duke u ushqyer me gji. Pas kulloshtrës, prodhimi i qumështit do të fillojë me shpejtësi, i stimuluar nga ushqyerja me gji dhe ndryshimet hormonale që lidhen me lindjen e fëmijëve. Këto ndryshime lidhen kryesisht me placentën dhe hormonet që sekretohen.

Pas muajit të katërt të shtatzanisë, hormonet e placentës ulin prodhimin dhe nxjerrjen e qumështit normal (jo kulloshtrës). Meqenëse sasia, shija (për shkak të përgatitjes së kulloshtrës për bebin që pritet të vijë) dhe dalja e qumështit modifikohen sipas nevojave të fëmijës së palindur, disa fëmijë natyrisht humbasin interesin për ushqyerjen me gji. Sidoqoftë, nëse fëmijët vazhdojnë të ushqehen me gji gjatë gjithë shtatëzanisë, është e rëndësishme të siguroheni që ata të plotësojnë nevojat e tyre duke shtuar ushqime të ngurta siç janë mishi, produktet e drithërave, perimet dhe frutat, nëse marrja e ushqimit të ngurtë është e përshtatshme për moshën e tyre.

Nëse pas lindjes do i ushqeni të dy me gji, këshillohet të ushqeni më parë fmëijën e vogël, që të marrë sasinë e nevojshme të kulloshtrës si dhe të ndryshoni rregullisht gjinjtë nga të cilët i ushqeni.

Fakti që i fëmija më i madh stimulon gjirin zakonisht rezulton në shfaqje më të shpejtë të qumështit normal, por ai sërish përmban sasi të larta të kulloshtrës për një periudhë më të gjatë. Për më tepër, procesi i laktacionit mund të sjellë më pak probleme të mbiprodhimit përmes kullimit të fëmijës së madh.

Prodhimi përshtatet më pas me kërkesën e dy fëmijëve siç ndodh zakonisht në situata të tjera, siç në rastin e binjakëve.

Lexo edhe: Si çon gjidhënia në shtatzani të paplanifikuar dhe në fëmijën e dytë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X