A do të donin nënat shqiptare që fëmijët të kishin të njëjtën fëmijëri si ato? Ja përgjigjja

0 0

Fëmijëria pa dyshim është një nga fazat më të bukura në jetën e secilit prej nesh.

Por në një kohë kur fëmijët e sotëm është e pamundur t’i imagjinojmë pa aksesin që kanë në televizor, në telefona apo kompjuter, hasim shpesh debate me brezat e mëhershëm, të cilët thonë gjithmonë se fëmijëria e tyre ka qenë dikur më e bukur.

Ne, tek “Përnënat”, vendosëm të bënim një sondazh pikërisht me këtë pyetje, se cila fëmijëri ka qenë më e bukur, ajo e fëmijëve të sotëm, të cilët mund të kenë shumë më shumë se sa mund të kemi pasur të gjithë para 20 viteve, apo ajo e nënave të këtyre fëmijëve që po rriten sot.

Rezultati nga 1500 nëna që votuan ishte përafërsisht i barabartë, duke qenë se kishte shumë edhe nga ato nëna që thoshin se kanë pasur lojëra dhe argëtime, njëlloj si kishte shumë nga nënat që argumentonin se do të dëshironin që koha e dikurshme të mos vinte kurrë, për shkak të shumë gjërave që mungonin.

48 përqind e nënave thanë se fëmijëria e tyre kishte qenë shumë e bukur.

Disa prej tyre kanë treguar se luanin në natyrë, dhe se si fëmijë nuk ju mungonte asnjë gjë. Ato thonë se dikur mund të ketë qenë më e vështirë për të rriturit, por për fëmijët ishte kohë më e bukur pasi nuk kishte pajisje teknologjike dhe vogëlushët bënin një jetë sociale më aktive.

Nga ana tjetër  ka edhe nga ato nëna që bazuar në eksperiencën e tyre tregojnë se nuk do të dëshironin që edhe fëmijëve të tyre t’u mungonin shumë gjëra thelbësore për të jetuar. Ato thonë se përpiqen që fëmijëve të mos u mungojë asgjë që dikur ju ka munguar prindërve të tyre.

Nuk mund të themi me siguri se cila fëmijëri është më e bukur, pasi sigurisht që ne flasim me nota nostalgjie dhe nuk mund të gjykojmë fëmijërinë e dikujt tjetër pa e përjetuar vetë.

Kjo do të thotë se ndoshta edhe fëmijët tanë kur të rriten do të mendojnë se fëmijëria e tyre ka qenë më e bukur se e pasardhësve e kështu me radhë.

Ka disa përvoja në jetën e secilit prej nesh, që nuk harrohen kurrë, dhe çastet e lumtura të fëmijërisë janë ato më të bukurat, për vetë naivitetin dhe çiltërsinë e moshës në të cilën nuk ke dijeni se çfarë ndodh në botën atje tej, ku jetijnë të rriturit.

Pra të përpiqemi t’i shumëfishojmë sa më shumë këto caste lumturie për fëmijët tanë, duke u treguar herë pas here tolerantë dhe duke i lejuar ata të vënë në zbatim fantazinë dhe dëshirën për të zbuluar të panjohurën.

Disa nga komentet më të bukura të nënave në sondazhin e faqes “Pernenat”: 

“Fëmijeria jone ka qene e mrekullushme luanim në natyre, kur na hahej buk shkonim në shtëpi mernim ndonje fete buke me sheqer apo ça të ishte dhe o zot sa kënaqësi na jepte një çap, na mungonin shume gjëra po kishim lodrat tona. S’ka si fëmijeria jone.”

“Kam pasur nje femijeri shume te bukur. Dhe nese djali im do kalonte te njejten femijeri shum e lumtur do isha. Sme ka munguar asgje as veshje as asgje. Njesoj si femijeve tane sot. Sot ka me shum lodra por ateher lojrat i benim vet e kenaqeshim me shum. Perkundrazi Sot ka dicka qe sme pelqen fare. Ushqimet e budalliqet qe jan plot dyqanet me to e femijet tundohen. Te pakten ne hanim gjithcka te sakte. Merrnim buken ne dore e hanim duke luajtur. Kurse sot femijeve duhet tju shkojm nga pas me pjate ne dore.”

“Jo. Sdua fare qe femija im te rritet si ne femijerine time. Mungonin shume e shume gjera. Tani rriten femijet per bukuri! Do thoni sot qenka interneti, teknoligjia etj etj, Ok sot ka edhe gjera te “demshme” por ama mos i lini fmijet para interneti as ne telefona, le te zevendesohet telefoni me topin , hidhje me litare, hapa dollapa etj dhe per bukuri. Vajza ime kur i ka keto lojra jashte as qe don ta shikojne me sy telefonin. Nxirrini femijet te luajne ne natyre e kudo. Sot me ca kujdes rriten femijet perfekt.Nese atehere kishte nje top leckash, sot ke mundesin per nje top te mire etj. Pra natyra nuk eshte se mungon , edhe femija deshiron te luaje , sot mungon vullneti dhe mosperqendrimi i disa prinderve per te zhvilluar lojera si te femijerise tone, me femijet e tyre. Pra nuk eshte faji i femijeve por i prinderve qe i kana bere femijet preh i teknoligjise e interneti.”

“Me shum jam per Jo se nuk kemi pas shum shum gjera …do ndihesha keq nese femija im nuk do i kishte kushtet e nevojshme per te jetuar !!!!Ka qen nje femijeri e bukur PA internet shum e thjeshte por sa per kushtet e jeteses Jane shum me mir sot qe i Kan te gjitha …”

“50-50 edhe jam edhe s’jam per ate kohe:)”

Lexo edhe: Femijeria e kaluar prane kusherinjve i ben femijet njerez me te mire ne te ardhmen.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X