Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka qenë e ftuar në emisionin “My Living” në një intervistë ndryshe nga herët e tjera. Ajo ka folur gjerësisht për familjen, bashkëshortin Dritanin dhe vogëlushen e tyre Alanën.
Lidhur me planet për zgjerimin e familjes, Rudina ka thënë se nuk dëshiron të bëjë fëmijë të dytë, por as Alana nuk do motër ose vëlla.
“Në fillim donte dhe e kishte me qejf, por tani ka hequr dorë edhe ajo. Ndonjëherë kur unë kam barkun e fryrë si sot, ajo më thotë se i duket sikur jam shëndoshur. Kur unë i them se mund të jetë një bebe ajo më thotë se nuk e beson një gjë të tillë”,- thotë gazetarja e njohur.
Ajo gjithashtu tregon një detaj për të bijën, se gjithmonë e kuron sa herë del nga shtëpia, duke u kujdesur për veshjen, aksesorët e gjithçka tjetër të mamit.
Rudina ka folur edhe për një temë shumë të rëndësishme për gjidhënien në publik. “Kishim një rregull, sa herë që vajza donte të pinte, unë do t’i jepja kudo që të ishim. Bashkëshorti më thoshte të mos e bëja se kishte njerëz, por unë doja të ushqeja vajzën e nga ana tjetër të edukohet edhe publiku që nënat duhet të ushqejnë fëmijët kudo të jenë”.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu